PEQIN - Peqin, lëndohen 4 simpatizantë të PS, pas mitingut përmbyllës të PS. Konfirmimi vjen nga zyra e PS-së së Peqinit.

Sipas PS, simpatizantët u goditën me sende të forta nga militantë të djathtë dhe ngjarja ka prapavijë politike.

Ata konfirmohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, pritet një deklaratë për mediat nga kreu i PS-së në Peqin, Alfred Peza.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)