Aksident në Elbasan-Peqin/Automjetet përplasen 'kokë më kokë', dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Një automjet tip "Benz" me targë AA 887 RC është përplasur me një 'Wolksvagen Touran; me targë AA 729 NM.

Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në automjetin tip "Benz". Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Blutë kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve. Gjatë ditëve të fundit në rrugët e Elbasanit kanë ndodhur disa aksidente radhazi me pasoja për jetën e qytetarëve. 



Pamje nga aksidenti në Peqin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn