PEQIN- Kryeministri Berisha sulmon ish gazetarin e njohur, i cili në këto zgjedhje kandidon për deputet nën siglën e PS-së. Nga mitingu elektoral i pasdites së sotme ku ndodhej për të prezantuar kandidatët për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit në Peqin, Berisha tha se Alfred Peza nuk ka karakter dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos e votojnë.

"Këtu garojnë dy kushërinj të parë nga Peza. Për Dash Pezën nuk po flas se kemi një fjalë ne , atë që ta bën i yti , nuk ta bën njeri, atë që ja bëri Alfredi , nuk ja bëri njeri. Kurse për Alfredin do tu them dy fjalë, kur kandidoi  e dëgjova një natë në TV tek thoshte “regjimi i tmerrshëm i Berishës”. Alfred, në qoftë se karakteri i burrit ekziston dhe ai vërtetë ekziston, mund të them se ti nuk paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej në TV për regjimin e Berishës, Alfredica, e shoqja ishte drejtoreshë në regjimin tim. Pra vota këtyre njerëzve nuk u jepet, sepse nuk kanë asnjë interes tjetër, përveç interesave personale."- tha Berisha duke dhënë garanci- "se me Dash Sulën do të ktheni në realitet të gjitha projektet për Peqinin e zhvilluar, të gjitha infrastrukturën moderne. Do të ecim të sigurt drejt integrimit të Peqinit, të Shqipërisë në BE."

CFARE DO BEJME PER PEQININ
 Berisha tha se “në rast se biznesi në këtë qytet u rrit me 70 % me taksat që hoqëm dhe me masat e tjera, në 4 vitet që vjen bizneset e Peqinit do rriten me së paku dy herë. Potenciali më i madhe në këtë qyteti janë njerëzit që realizojnë punën e tyre. 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grante për fermerët, do të rimbursojmë me para në dorë, Tvsh-ja e të gjitha makinerive, plehrave , kimikateve, fidanëve që do të përdorin në serat e tyre bujqësore blegtorale dhe të çdo natyre. 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat, të gjithë ujësjellësit dhe kanalizimet. Ndërtimi i tregjeve të frutave dhe tregjeve të tjera, bashkimi i Peqinit me Tiranën, me daljen e tij të veçantë nga komuna e Paprit në Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur. Ju jap fjalën se 2 vitet e parë të mandatit ju do të keni lidhjen direkte me Tiranën."- tha Berisha.

RAMA MASHTRON PER UNIVERSITETET
"Dje  e dëgjoja tek u fliste qytetarëve në Cërrik se universitet janë piramida dhe se Gjermania na paska gjithsej 6 deri në 10 universitete, Mbretëria e Danimarkës sipas tij , pas vizitës që bëri na paska gjithsej 6 universitete. Mashtrim total. Edhe Nastradini do ja kishte lakmi. Gjermania numëron 384 universitete. Cilido nga ju le të klikojë në internet dhe do të gjejë listën  e universiteteve gjermane. Mbretëria e Danimarkës ka jo 6, por 35 universitet. Betejat e tua me universitet, shoku i autobusit janë betejat me mullinjtë e erës, janë instinkti i fantazmave të të parëve që ke në autobus, ose papërgjegjshmëria jote totale.
berisha ne peqin
(Foto: Berisha ne Peqin)



Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)