PEQIN-Katër persona të armatosur dhe maskuar gjatë natës, rreth orës 02:00 të kësaj të dielë kanë hyrë dhe kanë grabitur me dhunë një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur në afërsi te spitalit bashkiak të Peqinit. Burime konfirmuan se kryefamiljari i dhunuar dhe i grabitur është një kambist i njohur i qytetit të Peqinit, Lulzim Toska 67 vjeç. REPORT TV mëson se kambistit i kanë grabitur 3 mijë euro dhe 300 mijë lekë.
Kur grabitësit janë futur në banesë ai ka qenë në gjumë së bashku me bashkëshorten, ndërsa fëmijët i kanë në emigracion. Ata janë kërcënuar me jetë nga 4 personat të armatosur. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur t’u marrin të gjitha paratë dhe valutën që kishte në shtëpi kambisti.
Pas lajmërimit, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes. Në muajin e fundit kanë ndodhur disa grabitje, më e rënda në Fier, ku gjatë grabitjes së një pike këmbimi valutor u vra nga autorët një qytetar që i shkoi në ndihmë pronarit të pikës

/Shqiptarja.com

Banesa e Lulzim Toskës
d.b/shqiptarja.com

VIDEO