Peqin, përplas një 58-vjeçar
me motorr, arrestohet shoferi 

Një 29-vjeçar u arrestua nga efektivë të policisë së Peqinit pasi përplasi me automjetin e tij një 58-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën, njoftuan sot burime zyrtare nga policia.


Gramoz Sina, banues në fshatin Pulesh, teksa drejtonte automjetin tip “Nisan ATP” me targë AA 781 LV, është përplasur në aksin Peqin- Elbasan motorçikletën tip “BMË” më targë AB 800, që drejtohej nga A.S, 58 vjeç.


Si pasojë, është aksidentuar drejtuesi i motorrit, i cili pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit, u dërgua për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, ndaj 29 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan