PEQIN- Kandidati për deputet në rrethin e Peqinit Alfred Peza, zhvilloi një takim me banorët e komunës Gjoçaj. Peza u surprizua nga prania e madhe e banorëve të zonës që kishin dalë për t’i uruar fitoren në 23 qershor. Kjo komunë njihet edhe si bastion i djathtë, dhe kjo ja ka shtuar edhe më shumë entuziazmin kandidatit, Alfred Peza.
Ndër të tjera, Peza premtoi se “me ardhjen në pushtet të PS-së çdo familje e rrethit të Peqinit do të ketë një pjesëtar të punësuar dhe për ketë arsye duhet votuar numri 29 në datën e 23 qershorit”.
Për të përkrahur takimin elektoral ishte i pranishëm edhe kryesuesi i listës për deputet në Qarkun e Elbasanit, Ben Blushi. Në fjalën e tij, Peza u shpreh se, “me fitoren e PS, nuk do të rilindë vetëm vendi, por do të rilindë edhe vetë partia Demokratike, e cila ka instaluar në rrethin e Peqinit diktaturën dhe luftën e klasave. Ata i shërbejnë vetëm militantëve të tyre, ndërsa për popullin kujtohen atëherë kur ka zgjedhje”.
Ndërkaq, Ben Blushi i bëri thirrje popullit të Peqinit që “të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja parti e cila mund ta nxjerrë vendin nga kjo prapambetje e shkaktuar nga regjimi i Sali Berishës.
“Ne jemi numri 29 dhe kjo datë përkon me datën e çlirimit të vendit, ndërsa PD është numri 44 dhe ato do të marrin dy katra nga nxënësit e Shqipërisë, dy katra nga mësuesit, dy katra për të papunët që i torturoi në 8 vite”, u shpreh Blushi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com