Për 2 orë, Basha mbledh dy herë 
aleatët, dy herë shkon te Berisha

Për 2 orë, Basha mbledh dy herë <br />aleatët, dy herë shkon te Berisha
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga skadimi i afatit të vendosur nga SHBA, lidhur me paketën e zv/presidentit të PPE, David McAllister, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime intensive me aleatët në selinë blu. 

Brenda dy orëve, kryetari demokrat ka thirrur dy herë me urgjencë aleatët e tij. 

Mësohet se në këto takime njëri pas tjetrit, në fokus është qëndrimi që do të mbajë opozita lidhur me paketën McAllister. 

Pas takimeve me aleatët, Basha dy herë te Berisha
Pas dy takimeve me aleatët, kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar dy herë në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Secilën vizitë, Basha e ka zhvilluar pas çdo takimi me aleatët e tij. Basha ka informuar Berishën për bisedimet me kryetarët e partive të tjera të koalicionit opozitar. 

PD pritet të dalë me një vendim zyrtar sa i takon qëndrimit që do të mbajë për ofertën McAllister, gjatë pasdites së kësaj të marte. 

Afati i vendosur nga SHBA është ora 16:00, koha kur Basha duhet të prononcohet zyrtarisht nëse do ta pranojë apo jo paketën e zv/presidentit të Partisë Popullore Europiane.  

Burime te PD: Negociatat, deri në orën 21:00
Burime pranë Partisë Demokratike deklarojnë se negociatat do të vijojnë deri në orën 21:00. Një gjë e tillë është deklaruar nga Lulzim Basha sot gjatë takimit me aleatët në selinë blu. 

Kryetari demokrat ka informuar aleatët se opozita duhet të dalë me një qëndrim zyrtar deri në orë te pasdites nëse do ta pranojë apo jo paketën McAllister. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi