Për beqarët dashuria po ecën mirë, kjo nuk është koha për të ndaluar... horoskopi për ditën e sotme

Për beqarët dashuria po ecën mirë,  kjo nuk është koha për të ndaluar... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Në dashuri duhet të dëgjoni më shumë nevojat e partnerit tuaj dhe të mos mendoni gjithmonë vetëm për tuajat. Në punë mos u nervozoni për të bërë gjithçka me nxitim, më mirë të jeni të qetë. Ndonjëherë rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Të shtunën dashuria po ecën mirë dhe beqarët mund të kenë edhe ndonjë flirtim. Në punë prisni oferta të mira. Kjo nuk është koha për të ndaluar, por për të goditur ndërsa hekuri është i nxehtë. Përndryshe, rrezikoni të bini në grackë ose të pendoheni për gabimet e së kaluarës.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Këto ditë e bukur për ndjenjat tuaja. Takime të reja interesante po vijnë dhe kushdo që është në çift do të ketë konfirmimin e vlefshmërisë së lidhjes. Në punë shprehni idetë tuaja.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Vendosmëria është e madhe dhe nuk keni më frikë të zgjidhni vetë. Kjo është një arritje e madhe. Në dashuri do sqaroni zemrën dhe në punë do i riktheheni lojës.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Të shtunën dashuria po ecën me shpejtësi dhe ju keni rizbuluar të gjithë vullnetin tuaj për të jetuar. Në punë, mendoni mirë përpara se të pranoni një ofertë të re.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Në dashuri është koha për llogari. Ju duhet të kuptoni se çfarë dëshironi dhe si ta arrini atë. Në punë keni shumë ide dhe favorizohen ata që bëjnë punë krijuese. Ju mund t'i çoni idetë tuaja përpara dhe ka mundësi të shkëlqyera për sukses dhe karrierë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Kjo fundjava sjell pak melankoli në ditët tuaja. Hiqni çdo gjë për të rimbushur bateritë. Idetë janë gjithmonë të shumta, ashtu si edhe mendimet, por është më mirë të merrni një moment për t'u çlodhur.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Të shtunën ka një lajm të mirë për sferën sentimentale, hëna nuk është më kundër dhe pasioni do të ngrihet në qiell. Në punë dilni përpara dhe bëni kërkesa.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Hëna është përballë ndaj kushtojini vëmendje në dashuri sepse do të sulmoheni nga dyshimet. Në punë favorizohen bashkëpunimet por është më mirë të bëni disa ditë pushim para se të ktheheni. Do të shihni që së shpejti gjithçka është në rregull.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri ka disa probleme, por duhet t'i diskutoni me qetësi me partnerin tuaj dhe nëse nuk ka më pajtueshmëri, t'i jepni fund një historie. Në punë ka pavendosmëri por shumë shpejt do ju duhet të bëni një zgjedhje. Mendoni se në cilën rrugë të shkoni dhe nuk do të zhgënjeheni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Të shtunën hëna ju mbështet pra, një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë duhet të veproni ndërkohë që yjet janë të mirë. Do të arrini të hiqni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Mundësi të shkëlqyera fitimi gjithashtu.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Dita është shumë e bukur ndaj është më mirë të mos bini në polemika të kota. Qëndroni të qetë në punë dhe me përqendrimin e duhur do arrini të bëni gjithçka. Do të shihni që gjithçka është rregulluar më shpejt se sa pritej dhe do të merrni frymë të lehtësuar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje