DASHI 21. mars – 20. prill
Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.
DEMI 21. prill – 21. maj
Ndikimi i yjeve do jete shume kompleks gjate kësaj jave. Nga njëra ane Saturni do nxite probleme dhe nga ana tjetër Urani do mundohet te sjelle harmoni. Do keni dite kur do ndiheni te vetmuar, kur do mungoje komunikimi ne çift dhe do mendoni për ndarje, por menjëherë me pas do rilinde dielli dhe do rikthehet buzëqeshja. Beqaret do jene gjerat te tjera prioritet dhe do e lënë pas dore jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk do ketë aspak probleme kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër. As për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni pasi gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme. Ne pune duhet ta dyfishoni vigjilencës. Jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Familja e qete.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Këtë jave ka rrezik te mendoni me shume për punën sesa për jetën tuaj sentimentale. Kujdes pasi po e late par dore atë, dikush tjetër do përfitojë dhe do e tërheqë pas vetes. Për beqaret ka mundësi te filloje një periudhe pasionante dhe plot te mira. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Urani do sjelle prosperitet ne planin financiar. Duhet te përfitoni nga ky rast për te mbledhur para edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer mbase edhe për shkak se do ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Edhe ata qe kane pasur se fundmi shqetësime do ndihen me energjike. Ne pune do jeni te përgjegjshëm, te matur, guximtare dhe te pandalshëm. Me familjaret gjithashtu do keni marrëdhënie te mire.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mire gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e ekuilibruar.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Për çiftet, tensioni do filloje te bjere këtë jave. Do jeni me te logjikshëm dhe do filloni t’i pranoni gabimet qe ju vete keni bere. Kjo do ju afroje me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do duan me çdo kusht te jene ne qendër te vëmendjes dhe mund te bëjnë edhe gjera te gabuara për këtë arsye. Kjo sjelle do sjelle pasoja negative edhe për te ardhmen. Sektori i financave do jete përgjithësisht i qete. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Shëndeti do jete i mire. Do merreni edhe me tepër me gjendjen fizike dhe nuk do harroni te praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Ne pune duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni te arrini sa me shpejt majat. Ne familje mos u tregoni te paduruar.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Për te qene me te lumtur pranë atij qe dashuroni duhet te tregoheni here te rezervuar dhe here te dialogoni me qetësi. Ndonjëherë këto mund te jene te vështira, por me pak përpjekje mund te arrihen. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do përdorni një strategji shume te mire dhe te ardhurat kane për te pasur përmirësime te ndjeshme. Shëndeti mund te jete disi delikat ditët e para, por shume shpejt do e rimerrni veten dhe do ndiheni për mrekulli. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini te gjitha synimet qe i kishit vene vetes. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje, por pa pasoja.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.