Një 64-vjeçar nga Tirana është proceduar nga policia e Durrësit për veprën penale "Pushtimi i tokës". Personi në fjalë me inicialet N.M është evidentuar të ketë vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme në breg të detit, tek "Shkëmbi i Kavajës".
Sakaq po nga policia Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi F. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H.
Në pranga ka rënë edhe D. M., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se në lagjen nr. 5, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B. H.
Ndërkohë për shkak të shkeljeve rrugore nga policia është arrestuar një person. Më konkretisht O. K., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi më lagjen nr. 14, është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.