Perëndimorët rrisin presionin e tyre mbi Rusinë, të mbledhur nga Uashingtoni për të punuar për uljen e tensioneve në lindje të Ukrainës, një ditë para skadimit të një armëpushimi të dobët. Gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar luftime të ashpra në zonën industriale rusofone të Donbasit ku kanë vdekur rreth 400 persona që prej muajit prill, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga Poroshenko dhe të pranuar nga një kryetar i rebelëve.
Një ditë para skadimit të armëpushimit por gjithashtu edhe të nënshkrimit të një marrëveshje tregtare shumë të rëndësisme mes Kievit dhe BE-së, që shihet me sy të keq nga Moska, Perëndimorët kanë rritur tonin.
"Është shumë e rëndësishme që Rusia të tregojë në orët në vijim se ajo punon për çarmatosjen e separatistëve, që ajo t'i inkurajojë të çarmatosen dhe t'iu kërkojë të dorëzojnë armët", deklaroi sekretari amerikan i shtetit John Kerry pas një mbledhje në Paris me homologun e tij Laurent Fabius. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com