Pas 27 vitesh një tjetër president gjerman vjen nesër në Tiranë! Steinmeier pritet me ceremoni shtetërorë, do mbajë fjalë edhe në Kuvend

Pas 27 vitesh një tjetër president gjerman vjen nesër në Tiranë! Steinmeier pritet me ceremoni shtetërorë, do mbajë fjalë edhe në Kuvend

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier

TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.

Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.

Presidenti gjerman pritet të mbajë një fjalim edhe në seancën plenare që do të zhvillohet ditën e nesërme. Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor. 

Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të TURIT që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa një ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës