SHKODËR- Për herë të parë pas 30 vitesh Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë votë në një qendër votimi në Shkodër. Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i dha votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati. Bardh Spahia nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' ka fituar 74 vota, ndërsa PS me Majlinda Angonin, ka fituar 25 vota.

Edhe në qytetin e Shkodrës, Partia Demokratike ka pësuar një disfatë të thellë, pasi ka dalë për herë të parë forcë e tretë, ndërsa koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', i udhëhequr nga Sali Berisha me kandidatin Bardh Spahia, po shkon drejt fitores së sigurt. Kandidatja socialiste Majlinda Angoni renditet e dyta dhe më një rezultat të ngushtë me Bardh Spahinë.

Rezultati sipas KQZ