Për herë të parë në histori të SHBA-së, një president i bashkohet protestës së punëtorëve
Biden në grevën e punëtorëve
Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë. Ai iu bashkua thirrjeve të punëtorëve, të cilët kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
“Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, ShaWn Fain.
Me një kapele bejsbolli me logon e sindikatës së Punëtorëve të Automjeteve të Bashkuara (UAW), 80-vjeçari demokrat u tha punonjësve që tundnin banderola përmes një megafoni se ishte në anën e tyre.
Ai u tha punëtorëve se meritojnë një rritje të konsiderueshme të rrogës, pasi sakrificat dhe puna e tyre shpëtoi industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe nxori nga telashet qindra kompani që asokohe ishin në vështirësi.
“Tani po iu shkon jashtëzakonisht shumë mirë puna, dhe mund të hamendësoj se edhe ju jeni tepër mirë”, tha Biden, teksa theksoi se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën.
Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti mungesë lëvizjeje nga të dy kompanitë.
Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë.
Sipas CNN, të cilës shqiptarja.com i referohet demokrati 80-vjeçar, i cili drejton SHBA-në hyri në histori me veprimin e tij, duke u bërë presidenti i parë në Shtetët e Bashkuara të Amerikës që del në protestë dhe iu bashkohet punëtorëve në grevën e tyre.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.9%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6397
Lajme të tjera
-
Gruaja lan në vaskë pemën e Krishtlindjeve, videoja virale dhe po nxit debate: Po ju a e pastroni?
30 Nëntor, 10:37
-
Luftanija amerikane rrëzon dronin iranian në Detin e Kuq
30 Nëntor, 08:42
-
Deti i Kuq, luftanija amerikane rrëzon dronin iranian të lëshuar nga Jemeni
30 Nëntor, 07:26
-
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare! Njeriu që formësoi politikën e SHBA
30 Nëntor, 07:07
-
Nëntori Shqiptar në New York dekoron Richard Grenell
29 Nëntor, 22:50
-
Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas
29 Nëntor, 16:55
-
Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve! Takime edhe me Ramën
29 Nëntor, 14:17
-
Fitoi lotarinë 2 mln dollarë falë këshillave të shokut
29 Nëntor, 09:32
-
Rrëzohet avioni amerikan në oqean, në bord ishin 6 ushtarakë! Njëri prej tyre gjendet i vdekur
29 Nëntor, 09:18
-
Hunter Biden, i gatshëm të dëshmojë publikisht në hetimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve
28 Nëntor, 20:54
-
Bruksel, Blinken takon Stoltenberg: Sulmi në Banjskë incident serioz! Të kemi vëmendjen tek Ballkanin Perëndimor
28 Nëntor, 16:43
-
VIDEOLAJM/ Meksikë, u përpoqën të kalonin kabinën e pagesës pa paguar, dy motoçiklistë fluturojnë në ajër
28 Nëntor, 13:44