Për herë të parë, një president estonez viziton Shqipërinë! Me ftesë të Begajt, Alar Karis në Tiranë më 7 qershor

Për herë të parë, një president estonez viziton Shqipërinë! Me ftesë të Begajt, Alar Karis në Tiranë më 7 qershor

Presidenti Alar Karis

TIRANË- Për herë të parë, vendin tona ta vizitojë një president nga Estonia. Me ftesë të Presidentit, Bajram Begaj, më 7-9 qershor 2023, viziton Shqipërinë, Presidenti Alar Karis. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Estonisë në Shqipëri dhe një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Sipas axhendës së vizitës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Në fund të takimeve, të dy Presidentët do të kenë dhe një dalje të përbashkët për mediat.

Në qendër të bisedimeve do të jenë nevoja e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes elektronike, por edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian i Shqipërisë dhe i vendeve të këtij rajoni, si dhe ndikimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, për Estoninë dhe rajonin e vendeve Balltike por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Estonisë do të takohet edhe me autoritetet e tjera të larta shqiptare, si dhe do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën