Për herë të parë të gjithë bashkë! Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët

Për herë të parë të gjithë bashkë! Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët

Tuz të Malit të Zi të dielën zhvillohen zgjedhjet administrative për kreun e kësaj komune. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Për këtë përfaqësuesit e koalicionit të tre subjektet politike kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar”. Kjo mundësoi kandidimin me një listë të vetme.

Ata vlerësojnë se zgjedhjet konsiderohen si një referendum që përcakton të ardhmen e komunitetit shqiptar atje, pas hyrjes në fuqi të ligjit shtatorin e vitit të kaluar që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës. Rreth 11.800 votues do të votojnë në 30 qendra votimi, e më pas kryetari i Komunës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Në komisionin komunal janë dorëzuar emrat që do të kandidojnë për kuvendin komunal, një prej tyre edhe koalicioni shqiptar. Gjithçka në komunën e Tuzit është bërë gati për zgjedhjet, madje dokumentet janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë