Për një intervistë të mirë pune ka disa gjëra që nuk duhet ti thoni

Për një intervistë të mirë pune ka disa gjëra që nuk duhet ti thoni

Foto Ilustruese

Intervista e punës është proces ku edhe kandidatja më serioze dhe më e mirë rrezikon ta humbë pozitën nëse i thotë gjërat e gabuara. Sidoqoftë, sipas ekspertëve janë disa gjëra që duhet t’i shmangni kur synoni t’iu lini përshtypje të mirë punëdhënësve.

1. Asnjëherë mos e listoni ‘perfeksionizmin’ si dobësia juaj më e madhe
Sipas ekspertëve, ka kaluar koha kur njerëzit i listonin gjërat e mira si gjërat e këqija – në këtë rast perfeksionimin.
Tani ekspertët rekomandojnë të bëheni të sinqertë dhe t’i tregoni dobësitë e vërteta, në vend se t’i ikni përgjigjes.

2. Mos e qeshni punëdhënësin aktual
Ekspertët gjithashtu thonë se nuk është mirë të ankoheni për ish- punëdhënësin apo punëdhënësin aktual, sepse vetëm sa krijoni përshtypje të gabuar.

3. Thoni atyre se jeni duke kërkuar punë edhe në vende tjera
Gabimi më i madh është t’iu thoni intervistuesve se nuk jeni duke kërkuar punë në vende tjera.

Kjo është gabim sepse në sytë e tyre dilni si gënjeshtar ose dembel në rast se keni zgjedhur t’i përjashtoni kompanitë tjera

4. Mos përdorni fjalën “Jo”
Asnjëherë mos jepni ndonjë përgjigje monosilabike si “Po” ose “Jo” edhe atëherë kur pyetja është e thjesht dhe direkte. Të supozojmë se përgjigja është jo, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndaleni vetëm me një përgjigje të shkurtër dhe të ftohët.
P.sh., nëse dikush të pyet “A dini të përdorni programin Excel”, ju duhet të përgjigjeni “Ah, nuk kam pasur mundësinë ta mësojë ende”.

5. Fjala “Urrejtje”
S’mund ta kuptoni ndikimin negativ që e ka kjo fjalë. Posa ta përdorni këtë fjalë gjatë një interviste pune, ju futeni në kategorinë e kandidatëve të rrezikuar. Prandaj, përpiquni që me çdo kusht ta shmangni këtë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë