Çështja e Belinda Ballukut dominoi punimet e Kuvendit, ku opozita kërkoi prezencën e saj në sallë, pasi u mor e pandehur nga SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë. 

Por, gjatë seancës plenare nuk mungoi as një lapsus nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili iu drejtuar deputetit Belind Këlliçi duke e quajtur “Zoti Balluku”. 
 

“Për procedurë zoti Balluku, Zoti Këlliçi”, tha Peleshi në Kuvend, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.

Ngatërresa e Peleshit u nxit ndoshta nga përplasja e brendshme në PD, me Sali Berishën që pak ditë më parë deklaroi se protestat që udhëhoqi deputeti i tij kundër Erion Veliajt para bashkisë, kishin pasur mbështetjen e Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj.


Lajmi kryesor:

Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK