“Serbia rrezikon të bëhet një zonë ku bllokohen emigrantët, një Calais i ri”, shprehet Andrea Contenta, oficeri i çështjeve humanitare.
“Ata zgjedhin të qëndrojnë në Beograd edhe pse në kushte të tmerrshme. Ata e ndiejnë ende lirinë. Nëse ata duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre më tej, ashtu siç një pjesë e madhe prej tyre bëjnë, mendojnë se munden. Prandaj ata qëndrojnë në pritje”, shton ai.
Rreth 2000 emigrantë janë duke jetuar në depo, trenë dhe makina të braktisura në Beograd, pa ujë dhe pa kanalizime.
Me temperatura të ulëta që këtë javë pritet të zbresin deri në -20 gradë këtë javë, jeta e fëmijëve është në rrezik më shumë se askujt tjetër duke bërë që për ta ëndrra evropiane të jetë e largët ose e pamundur.
[gallery]20588[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
