Për të mos u humbur, ja atmosfera e ngrohtë e festave në Tiranë (FOTO)
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë i zbukuruar për festat e fundvitit
Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar. Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit.
Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo është Tirana jonë! E bukur ditën, kur lulëzon nga natyra dhe magjepsëse natën, kur ndriçon nga dritat e festave. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës.
Për emigrantët shqiptarë të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar kohë të bukur në kryeqytetin e zbukuruar, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Bashkisë së Tiranës.
Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.
Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.
Ja disa nga fotot nga Tirana të realizuara nga qytetarë dhe fotografi i talentuar Gent Onuzi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! Me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
17 Janar, 13:03
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48