Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka kapur një nivel të ulët, i cili përbën një rekord historik duke rënë në nivelin më të ulët të 49 viteve të fundit, në vetëm 3.7%.
Mirëpo të dhënat për uljen e papunësisë janë zyrtare dhe i referohen muajit Shtator.
Sipas Departamentit të Punës ka deklaruar për 134 mijë vende të reja pune gjatë muajit të kaluar vetëm në sektorin jo-bujqësor. Kjo është norma më e ulët në një vit, por që është rrjedhojë e një tregu pune thuajse në kapacitet të plotë.
Gjithashtu ekonomia amerikane nuk ka më nevojë të krijojë kaq shumë vende pune. Të dhënat e Korrikut dhe Gushtit ndërkohë janë rishikuar ndjeshëm në territor pozitiv.
Që të mbajë ritmin e rritjes, ekonomia duhet të krijojë 120 mijë vende të reja pune në muaj.