TIRANË – Emisioni “5 Pyetjet nga Babaramo” ka mbledhur në tryezën e debatit, dy analistë, për diskutimin e çështjes politike të ditës, listat e deputetëve: Dritan Hilën dhe Henri Çilin.

Pyetjes se si ju duken listat e deputetëve dhe çfarë përfaqësojnë ato, Dritan Hila, iu përgjigj: "Ato përfaqësojnë shijet e kryetarëve. Kryetarëve iu nevojiten numrat, iu duhen besnikë që nuk iu dalin nga fjala. Do duhet të kishim njerëz me horizont".

ÇILI: LISTA E RAMES ISHTE OFENSIVE, AJO E BERISHES, DIFENSIVE

Analisti Çili nga ana e tij tha se “Ky system elektoral po sjell kritere të reja të përfaqësimit të elitës politike. Mendoj se në të dy listat e koalicioneve të mëdha ka përfaqësues të të gjitha klasave, nuk mungon kjo kompozitë. Tipari i njerëz ishte offensive dhe ajo e Berishës, defensive. Lista e Ramës ishte ofensive, “arrogante”, se kishte bërë ç’kish dashur dhe gjithë profilet që kishte dashur. Ai bëri një kompromis me Metën dhe ia imponoi të gjithëve.Ka arritur të imponojë një precendet tjetër skandaloz, atë të ndarjes së ministrave nga deputetët.

Lista e Berishës ishte mbrojtja e njerëzve të tij dhe ndrotja për të bërë gjithçka. Ishte në njëfarë mënyre me emra të rinj relativisht anonimë dhe “e mbathur” me disa element taktikë jashtë listës: kandidimi i AK-së veç, kandidimi i Arben Dukës, më vete, rasti i Dritan Priftit në Fier dhe marrja e detyruar e tre socialistëve, që ishte kushti që ai të vinte deri këtu.

HILA: PER TE ARDHUR KEQ NESE ELITA ESHTE KATANDISUR NE DHJETE VETA

U trishtova pak nga mendimi i z.Çili se elita është aty tek dhjetë veta. Ka ardhur koha që Shqipëria sot të ketë sa më shumë lule dhe sa më shumë shkolla, siç tha Mao Ce Duni. Sepse ne hyjmë tek ato kombe që demokracia u ka ardhur nga lart, nuk është ndonjë turp. Nëse e katandisim këtë elitë politike në dhjetë veta, unë vërtet trishtohem për të ardhmen e parlamentarizmit. Nëse ne do kemi vetëm dy piramida, që tashmë janë konfiguruar ca blu e ca rozë, kështu do konfigurohet gjithë shoqëria dhe një socialiog me të drejtë do pyeste se ku do jemi pas 150 vjetësh.

ÇILI: SISTEMI PROPORCIONAL KETE RADHE ESHTE SHFRYTEZUAR JO SA DUHET

Unë bërë vetëm një kontekstualizimë të raportit të elitës dhe politikës.Nuk mund të themi se liderat s’janë të kushtëzuar. Berisha ka marrë 5-6 aleatë brenda. Nuk është kjo situata, një piramidë shumë e qartë. Elementi që ka rëndësI kësaj radhe a u shfrytëzua sistemi proporcinal, që shihet si sistem që favorizon elitizimin. Unë mendoj se jo sa duhet.

CILA PJESE E ELITES NUK ESHTE PERFAQESUAR?


Hila gjykoi “se nuk duhen përmenduar emra. Një individ përballë një kryetari partie, nuk ka rëndësi, por kur kjo bëhet sistem, atëherë kjo është problem, pa lejuar të krijohen elita. Politika është një e keqe e domosdoshme, problem është si përdoret ajo. Udhëheqësit e partive, përfshirë edhe ata të partive të vogla, që janë feudalë në ato pronat e tyre, promovojnë ose sharrojnë karriera.

Çili nga ana e tij tha se tek lista e PD-së, një përfshirje është aq e rrëmujshme, një lloj “kushurirërie”…Pra, nuk gjej një mënyrë të strukturuar përveç elementevë të rinj.Nuk është një listë e guximshme, është një lojë në mbrotje. Maksimumi i Berishës ishte halim Kosova dhe Visar Zhiti, që nuk bëjnë provokim. Pra, nuk ka diçka të re.

Hila tha se PD-ja është një “brand” dhe unë nuk ndaj mendimin e njëjtë me Henrin se është e rrëmujshme. Ai është tepër I vjetër në politikën shqiptare. Në vitin 1992 habitesha kur shihja kundërshtarët e tij sesi nuk e kuptonin, por duam apo s’duam është një parti e konfiguruar, nuk lejohet qoftë edhe një shenjë mosaprovimin sa ëhstë Berisha, kurse rama ka 8 vjet që po e rikonstrukton. Në disa raste ka qënë i detyruar nga performanca e disa deputetëve në zonë, që janë vendosur me paktin e qartë që të marrin më shumë se PS-ja. Janë edhe ca emra që nuk i kemi dëgjuar kurrë të flasin në Parlament; nuk është Edi Rama që të nxit të dalësh të flasësh në Parlament, këtë duhet ta bësh vetë për të mbrojtur ngjyrat e skudrës.

NDARJA E POSTEVE, MINISTRAT JO DEPUTETË DHE E KUNDËRTA

Për këtë çështje, Çili tha: "Mendoj se kjo formulë është një problem që krijon shumë pasiguri. E dyta, kjo krijon një shplarje të politikës, një “zbardhylje” të politikës që po vjen. Ka emra që s’më vijnë ndër mend, psh nga qeveria italiane. Kurse ne kemi nevojë të paktën që deri tek figura e ministrit diçka të jetë përfaqësues.

Hila foli për “rastin “Meta” në qeveri, “kur Meta propozonte emra ministrash dhe Berisha i firmoste. A nuk e kuptoni se çfarë papërgjegjshmërie është kjo? Mos të harrojmë se është e vështirë të gjesh 15 shqiptarë të bëhen bashkë e t’i kundërvihen Kryeministrit”.

Çili tha nga ana e tij se njerëzit e partive të vogla tek Berisha e dinë se do të përfaqësohen dhe kanë një pikë ku të drejtohen, ndërsa tek Rama, askush nuk e di ku do drejtohen.

Hila vuri në dukje se lëvizjet e fundit, si dalja më vete e Malajt, Priftit,Dukës apo Minxhozit, do kenë efekt tek PS dhe kemi enigmën e madhe të thesit të “pajës” që z.Meta ka sjellë me vete dhe thuhet se pjesëmarrja në qeverisje e Metës “e trashi” elektoratin e tij.

ÇILI: DYSHJA AMBICIOZE RAMA -META, NE KUFIJTE E SE RREZIKSHMES


Lidhur me qeverisjen e mundshme të së majtës, Çili tha se : Unë shoh se në largësinë e dy viteve, Rama ka zgjidhur 5 problemet dhe e fundit ishte Meta. Rama doli me i fortë nga aleanca me Metën dhe zgjidhi nocionin e bashkimit të së majtës, që ishte një lloj plage. Duket qartë që Rama zgjidhi ngërçin e madh që kishte si kryetar bashkie dhe partie, është kryetar partie. Përse po vjen në pushtet Rama? Cili është mekanizmi I tij ekonomik? A do jetë më demokratik? Sepse ai deputetët po i zhbën, listën po e bën më arrogante. Nuk shoh liberalizim të tij. Nuk propozon një moment më të rëndësishëm demokratik. Ne harrojmë dhe fenonemin krizë. Berisha s’e pranon atë por ne jemi në prag të një krizë shumë të madhe. Çfarë do bëjnë shqiptarët me këtë dyshe Rama-Meta, do eksperimentojnë?Kemi një dyshe ambicioze në kufijtë e së rrezikshmes. Ka shumë energji, ka shumë ambicie".

Për të njëjtën çështje, Hila tha: "Unë mendoj se në kushtet e krizës, njerëzit do donin të provonin e të investonin gjëra të reja. Ka ndodhur në Amerikë, në Francë, në Gjermani, historia e vendeve të tjera e tregon atë. Kjo e jona është një krizë atipike, se jemi një ekonomi që eksporton para, që ka një deficit të madh dhe remitanca të jashtëzakonshme.
I referohem një gjenerali të famshëm që thoshtë se planet e shtatmadhorisë bëhen të pazbatueshme në pesëminutshin e parë. Pra, do duhet improvizim gjatë rrugës. Një nga planet e Berishës është se ai po përpiqet t’i lërë kundërshtarit, tokën e djegur, atë që thotë Rama: kopjim i programit. Në katër problemet që ka kriza, dy janë faktorët psikoogjikë, një drejtim i ri".

Çili reagoi me fjalët: "Çështja e rotacionit para 31 marsit ishte tjetër gjë dhe tani është komplikuar më shumë. Çfarë do bëjë një shoqëri që nëse nuk shkon para, do të shkojë prapa? Ai që vjen duhet të jetë më shumë kërkues më i mirë se ky që është. Parametrat mua nuk më duken kështu. A është Rama më i pastër?"

Hila theksoi se më pas se "çdo bashkim ka një farë morali. PS ishte një anije e madhe që kishte marrë kursin e saj dhe I thanë asaj që ktheu në port dhe merr ca marinarë të rinj…Ministrat e LSI-së kanë qënë problematikë, por politikat financiare i bën PD-ja që ka ministrinë e Financave. Përgjegjësinë e krizës ekonomike, që po i vjen Shqipërisë, e kanë kryeministri dhe ministri i Financavem jo ministritë zbatuese që kishte LSI-ja".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)