Përballja e dytë, Kurti:
Kundër Serbisë, jo policisë

Përballja e dytë, Kurti:<br />Kundër Serbisë, jo policisë
PRISHTINË – “Vetëvendosja” i rikthehet sot protesta në pikat kufitare kundër kalimit të mallrave serbe, ashtu siç bëri të shtunën e kaluar. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në afërsi të rrugës që të çon drejt Merdares.Ata janë grumbulluar në një vend që është 1 kilometër larg pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës.



KURTI: KA RECIPROCITET
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përkundër akuzave dhe sulmeve të ulëta të Qeverisë së Kosovës, qytetarët erdhën edhe më masovisht në protestën e 22 janarit.

"Përkunder akuzave, shpifjeve, sulmeve, frikësimeve edhe me anë të mediave, nga ana e qeverisë, qytetarët e Republikës së Kosovës erdhën edhe më masivisht në protestë. Poilicia nën urdhrat e qeverisë ka bllokuar sot lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa ne jemi këtu për ta bllokuar Serbinë, në mbrojtje te shtetit, për prodhuesit vendorë. Protesta paqësore është e drejtë dhe e dobishme, dhe ne do ta vazhdojmë protestën derisa ta bindim qeverinë që të vendosë masa reciprociteti me Serbinë", tha Kurti.

"Policia, tashmë na ka penguar në marshin tonë. Qëllimi ynë nuk është t’i bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë Serbinë. Ne do të qëndrojmë këtu për t’i bërë trysni qeverisë për reciprocitet me Serbinë. Për momentin reciprocitet ka, pasi që prej fillimit të protestës nuk ka kaluar asnjë maune nga Serbia për në Kosovë, që do të thotë se protesta e vendosi reciprocitetin", theksoi Kurti.

Ora 20:00 - KURTI: PROTESTA EDHE GJATË NATËS
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta kalojë natën në rrugë. Vetë Lideri i saj Albin Kurti, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave në orët në vijim e në ditët në vijim.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe në orët në vijim, edhe në ditët në vijim, deri atëherë kur Qeveria e Kosovës do të thotë ‘tash do ta bëj shtetin e dinjitetshëm, do ta mbroj republikën’. Kufiri me Serbinë është ndërkombëtar, Serbia është shtet armik dhe nuk do të lejohet ndërhyja dhe hyrja e saj”, ka thënë Kurti, që po qëndron me protestuesit në dalje të Podujevës.

Ora 17:27- AKTIVISTËT NGA SHQIPËRIA LEJOHEN TË HYJNË NË KOSOVË
2 autobusë me aktivistë nga Shqipëria janë nisur sot paradite për në Kosovë, por ata janë ndalur në pikën kufitare të Morinës që prej orës 10:00. Policia e doganës së Kosovës ndaloi aktivistët me pretekstin se kishin mangësi në dokumenta, por me ndërhyrjen e Avokatit të Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi është bërë i mundur kalimi i tyre drejt Kosovës, ku do të mbështesin protestën e Vetëvendosje me motin “Serbia nuk kalon”. Lejimi i aktivistëve të nisur nga Shqipëria është bërë sot rreth orës 17:00.


ORA 16:18 - POLICIA: NE MERDARE KANE HYRE 5 KAMIONE
Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, në të cilën thuhet se “sot në Merdarë nuk ka kaluar asnjë kamion nga Serbia”. Policia deklaroi se gjatë ditës se sotme në pikëkalimin kufitare Merdare kanë kaluar pesë kamionë me mallra të ndryshme, si dhe tre kamionë të tjerë kanë kaluar nëpër pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

ORA 14: 30  - VETEVENDOSJA: KA DISA TE ARRESTUAR
Lëvizja “Vetëvendosje” konfirmon minuta disa nga emrat e të arrestuarve në protestën e zhvilluar sot nën moton “Serbia nuk kalon”. Sipas stafit të medias për këtë lëvizje, kofirmohet se rreth orës 13.30 janë mbajtur të arrestuar për gjysëm ore 6 mbështetës të kësaj lëvizje: Elvis Hoxha, Gentian Sala, Ermir Harrulla, Marsela Hoxha, Taulant Capa dhe Boiken Abazi. Ky i fundit, sipas Vetëvendosjes, është liruar në këto momente. Kurse ndaj Taulant Capës, sipas zyrës së shtypit, është ushtruar dhunë.

ORA 13:45 BLLOKOHEN NË MORINË AKTIVISTËT NGA SHQIPËRIA
Sikundër ndodhi më 14 janar, edhe këtë të djelë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi të nisur nga Tirana drejt Kosovës në mbështetje të Vetëvendosjes janë bllokuar në doganën e Morinës.Policia shqiptare në Doganën e Morinës ka ndaluar rreth 100 të rinj që kanë kërkua të shkojnë në Kosovë për të mbështetur protestën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kanë qenë dy autobusë me të rinj që pritet t’i bashkoheshin protestës së Vetëvendosjes në Merdarë dhe në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.  Ata kanë deklaruar për mediat se nuk po lejohen të kalojnë, ndërsa sipas tyre dokumentat janë një justifikim.

ORA 12: 30 KOSOVË, POLICIA BLLOKON QARKULLIMIN
Rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë tashmë ka shumë pika kontrollit të Policisë së Kosovës, në të cilat legjitimohen të gjithë qytetarët dhe nuk lejohet qarkullimi i tyre drejt Merdares. Në vendin e ngjarjes, qytetarëve u jepet nga një broshurë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, e cila përmban rregullat të cilat duhet të respektohen gjatë protestës.Ndërsa, forcat më të mëdha të policisë janë përqendruar në hyrje të Podujevës në drejtim të rrugës drejt Merdares.


10 PYETJET E KURTIT
Sipas liderit të Vetëvendosje-s Albin Kurti, me ndërhyrjen e policisë në protestat e 14 janarit, iu hap rruga Serbisë ekonomikisht, ndërsa me mocionin e 20 janarit, iu hap edhe rruga politike.
Kurti ka folur edhe për dy takime të fshehta që sipas tij kryeministri Thaçi ka pasur me presidentin serb, Boris Tadiç, për të cilin ka parashtruar dhjetë pyetje, transmeton Radio Europa e Lire.
1. Ku dhe kur është marrë vendimi që Thaçi të takohet me Tadiçin?
2. Ku dhe kur saktësisht është takuar me kryetarin e Serbisë, Tadiç?
3. Kush tjetër ka marrë pjesë në këto takime, për çfarë kanë biseduar, çfarë i ka thënë Thaçi Tadiçit dhe çfarë Tadiçi Thaçit?
4. Me iniciativën dhe ndërmjetësimin e kujt janë zhvilluar secili prej këtyre dy takimeve?
5. Cilat ishin konkluzionet e takimeve?
6. Çka ka përfituar Kosova nga këto takime?
7. Çka ka përfituar Thaçi nga këto takime?
8. A ekziston transkripti dhe procesverbali i takimeve dhe nëse po, kush e ka?
9. Kë e ka informuar dhe kujt i ka raportuar Thaçi për këto takime?
10. A e kanë ditur kabineti qeveritar, presidenti dhe partia e tij, PDK, për këto takime?

Në protestën e organizuar më 14 janar nga Lëvizja Vetëvendosje në dy pikat kufitare me Serbinë Merdarë dhe Dheu i Bardhë, për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë, policia pas thirrjes që u ka bërë protestuesve që të shpërndahen, me dhunë ka hapur rrugët, duke arrestuar qindra protestues, në mesin e tyre edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka pasur dhjetëra të lënduar nga protestuesit dhe policia.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK