Përballja me Freiburgun në Europa League, Allegri: Janë të pamposhtur, jam i kënaqur nga Vlahovic

Përballja me Freiburgun në Europa League, Allegri: Janë të pamposhtur, jam i kënaqur nga Vlahovic

Massimiliano Allegri

Juventusi pret nesër në 21:00 në Torino skuadrën gjermane të Freiburg, me duelin që vlen për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 me eliminim në Europa League. Përpara duelit për mediet foli trajneri i "Zonjës". Massimiliano Allegri u ndal te forma fizike e kundërshtarit, teksa sipas tij ende janë në dyshim tre futbollistë për të tijtë.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajmë kundër një skuadre fizike dhe të organizuar mirë. Të shkojmë në sfidën e kthimit me rezultatin në avantazhin tonë do të jetë e rëndësishme. Duhet të rikthehemi të fitojmë në shtëpi në Europë, sepse këtë vit kemi arritur ta bëjmë vetëm kundër Maccabit", tha Allegri.

Më pas trajneri zbuloi edhe gjendjen e futbollistëve për këtë duel.

"De Sciglio me siguri nuk do të jetë në dizpozicion. Duhet të vlerësojmë ende gjendjen e Paul Pogba dhe Alex Sandro të cilët mund të jenë në këtë ndeshje", vijoi livornezi.

Allegri foli edhe për gjendjen e Vlahovic, nga i cili priten më shumë gola. Për Freiburgun që është kundërshtari i radhës, trajneri tha se janë të pamposhtur dhe se duhet seriozitet për fitoren kundër tyre.

"Unë jam i kënaqur nga paraqitjet e Dusanit. Është në rritje të vazhdueshme. Sulmuesit vlerësohen kryesisht nga golat, por duhet parë edhe paraqitja në fushë. Si të gjithë lojtarët e tjerë duhet të punojë dhe të përmirësohet. Freiburg? Dua të shoh një qasje pozitive dhe të vendosim bazat e duhura për të shkuar me avantazh në ndeshjen e kthimit. Ata janë të pamposhtur në Europa League, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë", tha trajneri i Juventusit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit