Përballja me Partizanin, rikthim me peshë për Vllazninë

Përballja me Partizanin, rikthim me peshë për Vllazninë

Ekipi i Vllaznisë në stërvitje

Vllaznia dhe Partizani luajnë të premte në 17:45 për javën e shtatë në Superligë. Në "Loro Boriçi" dy skuadrat kërkojnë me ngulm tri pikët për të dalë nga situata e vështirë e rezultateve të fundit. Për trajnerin Mirel Josa të vendasve ka një lajm të mirë, me mesfushorin Lorik Boshnjaku që ka lënë pas dëmtimin.

Ish-i i Prishtinës mungoi për tre ndeshjet e fundit, me Josën që i besoi Alivodës. Boshnjaku është rikthyer në stërvitjen e sotme, me Josën që do shohë gjendjen e tij për të vendosur nëse do e hedhë ose jo në fushë. Për Vllazninë shqetësojnë ende Latifi, Heric dhe Hakaj, që janë jashtë për shkak të lëndimeve. Për javën e shtatë në Superligë, dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit është përballja më e fortë nga pesë takimet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033