VLORE - Dy forcat më të mëdha politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur të garojnë për Bashkinë e Vlorës me një mjek dhe një inxhinier ndërtimi, dy personalite me profil jo politik.
Demokratët zyrtarizuan këtë të shtunë ndërtuesin Genc Deromemaj si kandidatin e tyre për kryetar Bashkie të qytetit bregdetar në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Përballë tij qëndron mjeku Dritan Leli, kandidaturë kjo e ardhur nga koalicioni i majtë. Kandidati 31-vjeçar i demokratëve vjen nga një familje e vjetër vlonjate, i martuar dhe me fëmijë. Ai ka kryer studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka nisur një biznes të tijin në Vlorë në fushën e ndërtimit.
Ndërsa kandidati i ardhur nga mazhoranca
Dritan Leli vjen nga radhët e bluzave të bardha. A1 është 46 vjeç, i martuar me 2 fëmijë, dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë ku është vlerësuar me grada shkencore.
Të dy kampet politike në këto zgjedhje vendore kanë preferuar të përfaqësohen me figura të cilët kanë qenë larg politikës.
Bashkia e Vlorës drejtohet aktualisht nga Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit.
Po sot PD-ja zyrtarizoi edhe Perparim Shametin si kandidat për Bashkinë e Selenicës në qarkun e Vlorës
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.2%
-
Jo
17.3%
-
Nuk e di
58.6%
Vota total: 10305
Lajme të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020
2 Maj, 07:48
-
Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA
2 Maj, 07:42
-
Reshje shiu e vranësira, parashikimi i motit për sot
2 Maj, 07:38
-
Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar
2 Maj, 07:30
-
U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime
2 Maj, 07:16
-
Kujdes në dashuri, koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot
2 Maj, 07:11
-
Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë
1 Maj, 22:57
-
Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip
1 Maj, 22:51
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina
1 Maj, 22:32
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09