Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hyrë në proces zgjedhor për Sekretarin e ri të Përgjithshëm. Burime të pakonfirmuara theksojnë se kandidati serb për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç ka marrë 9 vota pozitive nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Në Këshillin e Sigurimit të KB-së, është zhvilluar mbrëmë me dyer të mbyllura, raundi i parë i votimit të fshehtë për kandidatët për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Rrjedha e votimit nuk i komunikohet opinionit, vetëm kandidatë dhe shtetet e tyre njoftohen për vota që kanë marrë.
Ambasadorët në rrethin e parë u përcaktuan ndër 12 kandidatët ndër të cilët Serbinë e përfaqëson Vuk Jeremiç, ish –shef i diplomacisë serbe dhe kryesues njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme KB-së.
Ish- kryeministri portugez Antonio Guteres udhëheq pas votimit të fshehtë.
Në vendin e dytë është ish –Presidenti slloven Danilo Tirk. Në vendin e tretë tre kandidatë, që të gjithë nga Ballkani: Irina Bokova (Bulgari), Vuk Jeremiç (Serbi) dhe i Sëgjan Kerim (Maqedoni).
Në vendin e katërt është ish-kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark e në vendin e pestë është kandidatja e Argjentinës Susana Malkora.
Në votim të gjithë anëtarët e Këshilli të Sigurimit për çdo kandidat deklarohen për njërin nga tri opsionet - “inkurajon”, “nuk inkurajon” dhe “nuk ka mendim”.
Kandidatja kroate Vesna Pusiç ka marrë më shumë vota “nuk inkurajon”.
Sipas informatave jozyrtare e jo të konfirmuara, kandidati i Serbisë për Sekretar të Përgjithshëm të KB-së Vuk Jeremiç ka marrë 9 vota pozitive nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Kandidat i Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se është shumë i kënaqur me rezultatin e rrethit të parë të votimit ë fshehtë në KS.
Vlen të kujtohet se në kohën kur Jeremiç ishte kryesues njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme KB-së (në vitin 2012 -2013) kishte deklaruar: "Sa të jem kryesues këtu, Kosova vetëm mbi trupin tim të vdekur do të pranohet në Kombet e Bashkuara".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com