David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të dashur për publikun në të gjithë botën. Ata janë parë edhe si shembull i çifteve të reja pikërisht për jetëgjatësinë e lidhjes së tyre. Por për fat të keq ky mit është thyer pasi së fundmi po përfliten vazhdmisht për krizë në marrëdhënien e tyre.
Për më tepër, ‘gojët e liga’ shkojnë deri aty sa përflitet se është këngëtarja shqiptare ajo që ka hyrë mes dyshes se njohur. Bëhet fjalë për Rita Orën. Ata kanë mohuar gjithçka, por këto dyshime janë shtuar gjatë mbrëmjes së The British Fashion Aëards, ku çifti nuk shkëmbeu asnjë fjalë me njëri-tjetrin dhe Victoria dukej me nerva gjithë kohën.
Mbi të gjitha David po tregohej shumë i afërt dhe miqësor me Rita Orën. Kaq mjaftoi dhe dyshja filloi të aludohej për një krizë vërtet serioze. Ndërkohë buzëqeshjet mes David dhe Ritës nuk shuheshin në asnjë moment.