FIER - Përçahet grupi i këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Fierit. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, tre këshilltarë të LSI u shkëputen nga grupi i LSI.
Shqiptarja.com ka mësuar se dy prej këshilltarëve iu bashkuan grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste ndërsa një tjetër doli i pavaruar. Thoma Tyto dhe Drita Sauli iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS. Ndërsa Ekaterina Zarka në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak deklaroi largimin e saj nga LSI, duke deklaruar se nuk do t'i bashkohet asnjë force politike, por do jetë këshillitare e pavarur.
Dy prej këshilltarëve janë shprehur se s’mund të votojnë për vendime politike, por për interesa të qytetarëve, ndaj kanë vendosur që të shkëputen nga LSI-ja. Dega lokale e LSI në Fier nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Fierit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com