Përçahet opozita, Shehi: Në Kuvend
më 18 dhjetor, nëse jo shkoj pa PD

Përçahet opozita, Shehi: Në Kuvend<br />më 18 dhjetor, nëse jo shkoj pa PD
TIRANE- Me sa duket bojkotit të opozitës në Kuvend tashmë po i vjen fundi. Deputeti i PD, Dashamir Shehi është shprehur për “A1 Report” se më 18 dhjetor opozita rikthehet në sallën e Kuvendit pas më shumë se 5 muaj mungesë. Deputeti Shehi thotë se tashmë bojkoti i ka realizuar efektet e tij, dhe një vijim i mëtejshëm prodhon vetëm efekte negative. E ndërsa shpjegon se për qëndrimin e tij nuk është konsultuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, deputeti Shehi thekson se ai do t’i bashkohet Kuvendit me 18 tetor me ose pa praninë e PD.
 
“Më 18 Dhjetor opozita rikthehet në Kuvend. Nëse vazhdohet bojkoti, atëherë do të prodhojë vetëm efekte negative. Për këtë nuk kemi folur me Bashën, por besoj se opozita do rikthehet në Parlament. Unë do të jem në Kuvend, me apo pa PD-në”, u shpreh për “A1 Report” deputeti Shehi.

Si e shikoni që po bën PD në parlament, u bë kohë e gjatë, dhe e dyta a keni ndërmend që ju si aleatë ta thyeni këtë bojkot dhe kur?
Gjykoj që nga java tjetër do marrim të gjithë një vendim një vendim për të hyrë. Unë them bojkoti i arriti rezultatet e veta. Prodhoj një protestë të madhe, prodhoj një deklaratë të partive europiane, prodhoi një rregullore të re të parlamentit, prodhoi një hetim nga Prokuroria për dy deputetët. Prodhoi një imazh ndërkombëtar për problematikën shqiptare. Qe i suksesshëm në një farë mënyre nëqoftëse mund të përdoret kjo fjalë. Mendoj se duke u stërzgjatur do fillojnë efektet negative. Javën tjetër që është dhe fundi i mandateve që grupi të hyjë në parlament dhe kjo nuk do të thotë që mbaron lufta opozitare. Mund të rihet në parlament, mund të bëhet prapë demonstratë, grevë, protestë.
 
Keni marrë siguri nga kreu i PD që do të hyni apo këtë e thoni nga vetja?
Unë e gjykoj që ai kryetari dhe më dëgjon dhe nuk është se është jashtë arsyes. Pastaj nëqoftëse se kryetarët vendosin të shkojnë për hesap të tyre dhe ne të tjerët do të shkojmë për hesap tonë.
 
Ju vetë si parti do të riktheheni me PD apo jo?
Ne do të rikthehemi në parlament dhe uroj që të rikthehemi të gjithë bashkë. Siç dolëm bashkë po ata njerëz që morën vendimet për të dalë duhet të marrin vendimet për të hyrë të gjithë bashkë.
 
Keni pasur biseda me Bashën për t'i mbushur mendjen që të rikthehet?
S’ka nevojë, kjo nuk është punë nuk po shkojmë të bëjmë krushqi që t'i mbushim mendjen, kjo është politikë dhe efektet pozitive i volëm, tashti të hymë në parlament që mos fillojnë efektet negative

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës