TIRANE- Partia Demokratike gjendet përballë një krisje që mund të ndodhë nga çasti në çast në radhët e saj dhe krijimin e një fraskioni të ri brenda saj. Një lëvizje e re brenda PD-së është paralajmëruar nga zëra brenda së djathtës, duke e parë modelin “Berisha”, si patetik për kohën.

Lindja e një fraksioni të ri brenda së djathtës u pohua dje nga disa Studentët e Dhjetorit të cilët u mbledhën dje në Hotel Tirana, me sloganin “Jo Komunizmit”, për të reflektuar mbi çështje dhe problematika të caktuara që edhe sot mbas 24 vitesh demokraci janë një problem për shoqërinë shqiptare, si ligji i lustracionit.