TIRANË -Këshilli i Ministrave, përcaktoi sot masat e nevojshme për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve Bio si dhe kriteret dhe afatet për pakësimin e tyre.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR GRUMBULLIMIN DHE TRAJTIMIN E MBETJEVE BIO SI DHE KRITERET dhE AFATET PËR PAKËSIMIN E TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 28, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në këtë vendim përcaktohen:
a) rregullat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime trajtimi;
b) trajtimi i mbetjeve bio, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit;
c) hapat dhe afatet për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio;
ç) procedurat që ndjekin njësitë e qeverisjes vendore për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio.
2. Objekt i këtij vendimi janë mbetjet nga shtëpitë, restorantet dhe parqet, të cilat ndodhen në territorin e njësisë së qeverisjes vendore.
3. Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 3, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar, nenin 5, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, dhe në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".
4. Afati për grumbullimin në mënyrë të diferencuar të mbetjeve bio, nga njësitë e qeverisjes vendore, është:
a) për bashkitë qendër qarku, brenda vitit 2017;
b) për bashkitë e tjera, brenda vitit 2018.
5. Njësitë e qeverisjes vendore, në planet e tyre të menaxhimit të mbetjeve dhe në përputhje me nevojat vendore, realizojnë grumbullimin e mbetjeve bio me frekuenca ditore, javore (ose më të gjata se javore), ose zbatojnë sisteme të tjera të ndryshme për grumbullimin e mbetjeve bio, të tilla si kompostimi i mbetjeve në oborret e shtëpive. Vendi ku do të vendosen koshat e mbetjeve bio përcaktohet nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore.
6. Sistemet e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve bio përfshijnë:
a) koshat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim;
b) mjetet e posaçme të transportit për grumbullimin e tyre;
c) pajisjet për copëtimin e mbetjeve bio;
ç) vendet për ruajtjen e përkohshme të tyre;
d) stacionet e transferimit.
7. Koshat, për grumbullimin e mbetjeve bio, duhet të jenë:
a) me ngjyrë kafe;
b) rezistentë ndaj lagështirës;
c) rezistentë ndaj plasaritjeve dhe thyerjeve, gjatë përdorimit të përditshëm;
ç) të mbuluar me kapakë hermetikë;
d) të përshtatshëm për t'u pastruar lehtësisht;
dh) të etiketuar për llojin e mbetjeve që përmbajnë.
8. Trajtimi i mbetjeve bio bëhet nëpërmjet trajtimit aerobik, në prani të oksigjenit, ose anaerobik, në mungesë të oksigjenit.
9. Objektivat që duhen arritur nga njësitë e qeverisjes vendore, për pakësimin e sasisë së mbetjeve bio që shkojnë në landfill, janë:
a) ulja, në masën 50% të peshës totale të mbetjeve bio, të prodhuara në vitin 2014, jo më vonë se 7 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
b) ulja, në masën 35% të peshës totale të mbetjeve bio të prodhuar në vitin 2014, jo më vonë se 12 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
10. Përdorimi i materialeve të prodhuara nga trajtimi i mbetjeve bio për përmirësimin e cilësisë së tokës llogaritet si pjesë e objektivave të arritur për riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve bio.
11. Masat, kriteret dhe rregullat që duhen zbatuar për grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve bio përcaktohen në planin vendor të menaxhimit të mbetjeve, të përgatitur në përputhje me Planin Rajonal dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve.
12. Masat e përcaktuara në këtë vendim, për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio, përfshijnë:
a) analizën dhe vlerësimin e situatës fillestare dhe/ose përmirësimin e skemës ekzistuese, ose planit vendor/rajonal të menaxhimit të mbetjeve;
b) vlerësimin e volumit dhe përcaktimin e origjinës së mbetjeve që do të menaxhohen. Informacioni përfshin të dhënat aktuale dhe trendet e mëparshme, për një periudhë 5-8 vjeçare, në lidhje me numrin e banorëve, numrin e shtëpive, llojin dhe madhësinë e fermave, numrin e kopshteve, parqeve publike dhe ndërtesat sociale ose kulturore, brenda territorit që kanë në juridiksion njësitë e qeverisjes vendore, të cilat mund të prodhojnë mbetje bio;
c) informacion shtesë për shtëpitë në qytet dhe fshat, duke specifikuar llojin e rezidencës (të përhershme ose të përkohshme).
13. Në rastet e zonave me shtëpi private, njësia e qeverisjes vendore duhet të sigurojë kontenierë individualë, për të lehtësuar trajtimin e duhur të mbetjeve bio.
14. Njësia e qeverisjes vendore në zonat rurale përcakton, për banorët brenda territorit që ka nën juridiksion, mënyrat, vendet dhe afatet kohore për trajtimin e mbetjeve bio në shtëpi ose në nivel lagjeje.
15. Njësitë e qeverisjes vendore bashkëpunojnë midis tyre për të nxitur:
a) sisteme të përbashkëta të grumbullimit të mbetjeve bio;
b) ngritjen e skemës së ndarjes së mbetjeve bio.
Ky bashkëpunim mundëson grumbullimin optimal të mbetjeve bio, ripërdorimin dhe riciklimin, ose asgjësimin, në një nga impiantet më të afërt, me teknologjitë dhe metodat më të përshtatshme, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.
16. Çdo njësi e qeverisjes vendore krijon bazën e të dhënave për:
a) regjistrimin e peshës së mbetjeve bio të grumbulluar;
b) mjetet dhe mënyrat e grumbullimit;
c) frekuencën e grumbullimit;
ç) sasinë e dërguar për trajtim;
d) identifikimin e kontraktorëve të përfshirë në grumbullimin e mbetjeve bio;
dh) destinacionin e mbetjeve bio;
e) sasinë e mbetjeve bio të trajtuar/përpunuar, në raport me sasinë e grumbulluar, sipas formulës:
? SPMBT
________ o 100 = PMBT
? SPMBG
? SPMBT - Shuma e Sasisë së Përgjithshme të Mbetjeve Bio të Trajtuara në një vit.
? SPMBG - Shuma e Sasisë së Përgjithshme të Mbetjeve Bio të Grumbulluara në një vit.
PMBT - Përqindja e mbetjeve bio të trajtuara.
17. Çdo njësi e qeverisjes vendore raporton, brenda fundit të muajit dhjetor të çdo viti, në këshillin e qarkut përkatës, të dhëna mbi grumbullimin e mbetjeve bio dhe objektivat e trajtimit, si pjesë e raportimit për zbatimin e planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
18. Çdo qark i raporton, brenda fundit të muajit shkurt të çdo viti, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të dhënat e grumbulluara nga njësitë e qeverisjes vendore, siç përcaktohet në pikën 17, të këtij vendimi.
19. AKM-ja përpunon të dhënat mbi peshën totale të mbetjeve bio, të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, dhe objektivat e arritura në nivel kombëtar dhe i regjistron ato në regjistrin e krijuar për këtë qëllim, sipas kërkesave të mëposhtme:
a) Përshkrimi i metodave të grumbullimit të mbetjeve bio;
b) Përshkrimi i metodave të regjistrimit të sasisë së mbetjeve bio;
c) Të dhënat dhe informacioni i mbledhur nga njësitë e qeverisjes vendore;
ç) Vlerësimi i përgjithshëm mbi objektivat e arritura për mbetjet bio.
Këto të dhëna dërgohen në Ministrinë e Mjedisit brenda fundit të muajit mars të çdo viti.
20. AKM-ja i përfshin rezultatet e raportit për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio në raportin vjetor për gjendjen e mjedisit.
21. Ministria harton raportin mbi zbatimin e këtij vendimi, si pjesë integrale të raportit për zbatimin e ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar, të parashikuar në nenin 66 të tij, i cili publikohet në faqen elektronike zyrtare të saj dhe bëhet i disponueshëm për publikun.
22. AKM-ja krijon, menaxhon dhe përditëson sistemin e bazës së të dhënave për grumbullimin e mbetjeve bio.
23. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". /ATSH/
/Shqiptarja.com