TIRANE- Bojkoti i opozitës ditën e djeshme erdhi për shkak të përçarjes brenda koalicionit opozitarë. Dy prej partive aleate të PD-së, PDK dhe PDIU hezituan për të marrë një masë të tillë ekstreme pasi sipas tyre, nuk ishte ende gati për t’u bërë kjo gjë. Konkretisht në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, para se të fillonte seanca plenare, ra në sy pjesëmarrja e aleatëve të Partisë Demokratike, takim ky që ishte paralajmëruar tri ditë më parë.
Pavarësisht se mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se në këtë takim ishte diskutuar për çështje teknike, për qëndrimin që do të mbante opozita dhe të qëndronte e unifikuar në vendimmarrje për të shmangur çdo përçarje që ishte shfaqur ditët e fundit. Konkretisht PD pranoi që të mos bojkotonte parlamentin vetëm që të ishte e unifikuar me aleatët e saj, por me kushtin, që në çdo vendimmarrje që do të merrej në vijim, partitë të qëndronin të unifikuar.
Kjo gjë ra në sy pas braktisjes së seancës plenare nga ana e PD-së, ku deputetët e partisë më të madhe opozitare u larguan nga Kuvendi njëkohësisht me aleatët e tyre si Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Dashamir Tahiri etj. Ky qëndrim i unifikuar nga ana e partive opozitare erdhi pas marrëveshjes së arritur gjatë tri ditëve të shkuara në takimet e tyre intensive.
Ndërkombëtarët
Arsye tjetër për dështimin e tentativës së PD-së për të bojkotuar Kuvendin ishte edhe faktori ndërkombëtarë. Konkretisht takimi që Basha zhvilloi disa ditë më parë me kreun e BE-së në shërbimin e jashtëm për Ballkanin Perëndimor, Jonas Johnsson kishte ndikuar në vendimmarrjen e PD-së. Në këtë takim Bashës i ishte bërë e ditur se bojkoti nuk është një zgjidhje e duhur për aktivitetin e opozitës.
Krahas kësaj, edhe ambasadori i Italisë, Masimo Gaiani tha dy ditë më parë se opozita shqiptare nuk bën mirë që të bojkotojë aktivitetin parlamentar pasi debati duhet të zhvillohet në aulën e parlamentit. Po kjo deklaratë e ambasadorit Italian lidhet edhe me presionin e mundshëm që mund t’i bëjë BE-ja opozitës për të mos bojkotuar Kuvendin pasi në datat 4, 5, 6 mars në Tiranë do të vijnë zyrtarë të lartë të vendeve të Bashkimit Europian të cilët kanë ndikuar gjithashtu në tërheqjen e opozitës nga alternativa e largimit nga punimet parlamentare.
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com