Përçarja në Kukës, ‘rebelët’ kundër
Ballës, PS: Trilluesi me precedent

Përçarja në Kukës, ‘rebelët’ kundër<br />Ballës, PS: Trilluesi me precedent<br>
Grupi i kritikëve socialistë në Kukës kanë reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Taulant Ballës për zgjedhje të reja në degën e partisë dhe përjashtimet. Balla pas mbledhjes së Kryesisë së PS mbrëmë, u shpreh se strukturat e PS në Kukës do riorganizohen nga e para.

Por socialistët në Kukës shprehen se prisnim zgjidhje dhe jo ndëshkime nga Balla, ndërsa shtojnë se zgjedhjet në këtë degë kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. Grupi i ‘rebelëve’ të PS në këtë degë deklarojnë se “Nuk ka mundësi të shkarkohet një asamble dhe të bëhet një e re vetëm për z. Safet Gjici dhe z. Balla pasi kohe e Monizmit ka përfunduar” deklarojnë ata.

Ndërkohë që pas deklaratës së ‘rebelëve’ burime nga PS shprehen se gjithçka është trillim e personit të shkarkuar Afrim Cengu. ‘Lajmi nuk është i Asamblesë së PS, por sajesë dhe trillim i personit të shkarkuar Afrim Cengu, i cili është me precedent penal. Adresa e email që pretendohet të jetë e asamblesë së PS Kukës është e falsifikuar” thonë burimet nga PS.

Konflikti në Kukës nisi, pasi një pjesë e strukturave nuk pranon vendimin e qendrës për të caktuar Safet Gjicin si përgjegjës politik në degën bashkiake të Kukësit në vend të Mimi Kodhelit. Ata kërkojnë rikthimin e Mimi Kodhelit, të cilën PS e caktoi si përgjegjëse politike në Has.

Deklarata e plotë
Nisur nga prononcimi ne media i z. Taulant Balla per situaten ne Kukes dhe vendimet e Kryesise se PSSH per Kukesin bejme kete deklarate per publikun.

Prsisnim zgjidhje te problemeve tona nga kryesia por prape mendojme se ato deklarime nuk jane vendime te kryesise port e z. Taulant pasi :

Zgjedhjet ne PS Kukes kane perfunduar para tre muajsh dhe jane konstituuar.

Nuk ka mundesi te shkarkohet nje asamble dhe te behet nje e re vetem per z. Safet Gjici dhe z. Balla

Pasi kohe e Monizmit ka perfunduar .

Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe egziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore.

Ne asamblene e PS Kukes jane te gjithe te zgjedhur me vote te lire dhe me nje process te rregullt ne zbatim te statutit te PS dhe deklarimi juaj per te zgjedhurit e Asamblese Kukes “ te pashkolle” nuk qendron .

Nese ti z. Balla kerkon te formosh nje parti te re mund te krijosh dhe nje asamble te re por me keto veprime jovetem PS Kukes eshte ne krize por e gjithe partia socialiste e Shqiperise do te shkoje ne krize.

Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndeshkime te panevojshme te cilat I marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024