Përçarja te LIBRA, Mimoza Hafizi
kërkon shkarkimin e Ben Blushit
Mimoza Hafizi, një nga themelueset e LIBRA-s përmes një deklarate për mediat shprehet se Bërthama e partisë ka vendosur që të kërkojë zgjedhje të reja për postin e kryetarit dhe strukturave të tjera.
Mimoza Hafizi, një nga themelueset e LIBRA-s përmes një deklarate për mediat shprehet se Bërthama e partisë ka vendosur që të kërkojë zgjedhje të reja për postin e kryetarit dhe strukturave të tjera. Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi u përfshinë në replika dhe akuza pak kohë më parë, ndërsa situata është reflektuar në parti, pasi anëtarësia duket se është e përçarë.
“Ne, anëtarë të Bërthamës LIBRA, pasi diskutuam situatën e forcës sonë politike në mbledhjen e datës 12 Janar, të lajmëruar disa ditë më parë dhe të thirrur nga mbi një e treta e anëtarëve të Bërthamës, dalim me këtë deklaratë:
Që prej zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra ka humbur orientimin, kauzën dhe frymën e saj politike. Në organizatën tonë nuk respektohen normat statutore, janë bllokuar organet legjitime, të zgjedhura me votën direkte të mijra anëtarëve Libra, janë krijuar grupe paralele pa legjitimitet për vendimarrje, është krijuar një frymë dhune verbale deri në nivel vulgariteti, klimë përçarjeje dhe përjashtuese, është uzurpuar faqja zyrtare e partisë. Që prej ditës së zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra është shkëputur nga koordinatorët, aktivistët, simpatizantët dhe qytarët që e votuan dhe e besuan.
E gjithë kjo situatë cënon drejtpërdrejt parimet e themelimit si organizatë për një politikë ndryshe, të bazuar mbi moralin dhe qytetarinë, arsye për të cilat na u bashkuan me mijra anëtarë dhe na besuan me mijra qytetarë në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë po e zhbën organizatën tonë politike, për të cilën sakrifikuam të gjithë bashkë, me qindra aktivistë në të gjithë vendin.
Për këto arsye, ne mendojmë se zgjidhja e vetme është një përfshirje e të gjithë anëtarësisë Libra në një fushatë të re sensibilizimi për situatën dhe për rikthimin në parimet fillestare, nëpërmjet zgjedhjeve të reja, gjithëpërfshirëse, të lira, të ndershme, funksionale për organet legjitime të Libras: Bërthamën dhe Kryetarin” shprehet Mimoza Hafizi.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
17.1%
-
Njësoj
10.4%
-
Më keq
72.5%
Vota total: 2637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë
1 Gusht, 11:51
-
Shkodër/ Ndezi zjarr dhe dogji stallën e bagëtive, në pranga 64-vjeçari (EMRI)
1 Gusht, 11:42
-
FOTO/ Militantët braktisin Berishën, firojnë çdo ditë e më shumë! Në protestën para bashkisë numërohen me gishta
1 Gusht, 11:35
-
Detaje nga dosja e presidentit Refik Halili dhe 'KF Tirana': Për dy vite nuk siguroi asnjë futbollist
1 Gusht, 11:33
-
VIDEOLAJM/ Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Yzberisht
1 Gusht, 11:23
-
Lushnjë/ Kanosi bashkëshorten me armë zjarri në sy të fëmijës së mitur, në pranga 44-vjeçari
1 Gusht, 11:11
-
VKM/ Rriten pagat e punonjësve në të gjitha bashkitë, Mazniku: Ekspertët do paguhen të gjithë njësoj! Do rishikohet formula për ndarjen e fondeve
1 Gusht, 11:07
-
Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit
1 Gusht, 10:54
-
Shijak, ndezi zjarr për të djegur shkurre dogji 1 mijë pemë ulliri
1 Gusht, 10:53
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: 33 vatra janë shuar gjatë 24 orëve, 6 aktive
1 Gusht, 10:44
-
VKM/ Orare fleksibël për administratën, pozicioni të mos lihet bosh nga punonjësit në fashën orare 09:30-15:30! Dy orët e tjera i plotësojnë kur të duan
1 Gusht, 10:42
-
Tentoi të grabisë banesën në Spanjë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar
1 Gusht, 10:30