Përdhunime dhe dush i ftohtë/Jeta
dramatike e ushtareve koreanoveriore

Përdhunime dhe dush i ftohtë/Jeta<br />dramatike e ushtareve koreanoveriore<br>
Një grua e cila u arratis nga Ushtria e Koresë së veriut tha se shërbimi për vendin e saj përfshin përdhunime, linesa të ripërdorshëm dhe shtretër që qelben nga era e djersës. 

E arratisura Lee So Yeon, e cila tani është 41 vjeçe, doli si vullnetare për të shërbyer si ushtare me një ndjenjë të lartë patriotizmi që në moshën 17-vjeçare.

Por kushtet e tmerrshme, që kanë të bëjnë me mungesën e ushqimit dhe një regjim trajnimi aq të mundimshëm saqë disa grave u ndalën periodat, shumë shpejt e bëri atë që të përballej me një realitet dramatik.  

Lee So Yeon, e cila shërbeu për 10 vjet në ushtrinë e katërt më të madhe të botës, ka rrëfyer se ushtaret nuk mund të laheshin në dush me ujë të ngrohtë dhe se dyshekët në të cilët ato flinin ishin të përbëra nga lëvozhga orizi.

"E gjithë era e trupit ishte përthithur nga dyshekët," tha ajo për BBC.

"Nuk janë prej pambuku. Sepse janë fibra orizi dhe e gjithë era e djersës apo erërat e tjera mbeten aty”.

Lee So Yeon tha se pas gjashtë muajsh shërbim, gratë nuk kishin më mensturacione për shkak të kequshqyerjes dhe stresit.

Por sipas ish-ushtares, kjo ishte diçka e mirëpritur, duke qenë se të paturit perioda do të thoshte të zgjoheshe herët për të larë linesat e ripërdorshëm.

Edhe pse ajo nuk është përdhunuar gjatë shërbimit të saj në ushtri në vitet 1992-2001, Lee So Yeon tha se shumë shoqe të tjera të saj nuk kanë patur të njëjtin fat.

"Komandanti i divizionit qëndronte me orë të tëra në dhomën e tij në repart dhe i përdhunonte ushtaret femra që kishe në varësi, - tha ajo. Dhe kjo ndodhte gjithnjë dhe nuk kishte fund”.

Ushtaret gjithashtu detyroheshin të laheshin me ujë të ngrirë që vinte nga burimet e malit i cili nganjëherë përmbante “bretkosa dhe gjerpërinj”.

Edhe pse gratë kishin një regjim më të shkurtër trajnimi se meshkujt, ato gjithsesi kishin detyra të përditshme si pastrimi dhe gatimi, gjëra për të cilat ushtarët meshkuj nuk ngarkoheshin. 

Mbi kokën e krevatit të tyre ushtaret femra mbanin dy portrete. Njëri ishte i themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il-sung, ndrësa i dyti i udhëheqësit që vdiq disa vite më parë, Kim Jong-il.

Lee So Yeon e la ushtrinë në moshën 28-vjeçare pasi shërbeu si kapterre në një njësi radarësh pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Ajo u arratis në Kinë duke notuar përgjatë lumit Tumen, atje ajo gjeti një transportues i cili e zhvendosi nga Kina drejt Koresë së Jugut. 

[gallery]24894[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg