Elbasan, familja denoncon përdhunimin e 18-vjeçarit me probleme mendore, ekspertiza i rrëzon

Elbasan, familja denoncon përdhunimin e 18-vjeçarit me probleme mendore, ekspertiza i rrëzon

ELBASAN-Një 18-vjeçar me probleme mendore dyshohet se është përdhunuar tre ditë më parë. Denoncimi në policinë e Elbasanit është bërë nga familja, por ekspertiza ka rrëzuar pretendimet.

Ndërkohë që familja ka akuzuar se rezultatet e ekspertizës janë manipuluar duke kërkuar që të ribëhen nga mjekë të tjerë.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se policia prej tre ditësh e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen ndërkohë pas denoncimit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar, 42-vjeç.

Policia thekson se nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale, por për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar