TIRANË- Policia ka arrestuar një 25 vjeçar pasi ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Sipas informacioneve nga policia, u vu në pranga 25 vjeçari me iniciale Xh.M, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksualë me dhunë ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.