Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite e gjysmë burg nga gjykata në Britani pasi është shpallur fajtor për sulmin seksual ndaj një nxënëseje, 15 vjeçe. Adoleshentja kishte qenë me miqtë e saj në një lokal më 4 shtator 2021, ku i kishin servirur alkool, pavarësisht se ishte e mitur dhe teksa e pa “nën efektin e alkoolit” shqiptari Rufat Kasamaj iu afrua.

Sipas asaj që bëri me dije prokuroria e mitura u nda nga miqtë e saj pasi njëri prej tyre u përfshi në një lloj grindjeje dhe nga kujtimet e saj, i pandehuri filloi ta prekte atë në barkun e saj që në momentin që iu afrua.

"Ajo i tha se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t'i jepte siguri. Ai i tha asaj se do ta ndihmonte të kthehej në shtëpi por në fakt bëri krejt të kundërtën. Ai filloi të fuste dorën në pjesën organet e saj intime, edhe pse ajo i kishte thënë se ishte vetëm 15 vjeçe. Ai vazhdoi ta bënte në mënyrë agresive në mënyrë që i shkaktoi dhimbje”, ka thënë akuza.

Më vonë ai e mori dhunshëm në një vend me lule, ku vazhdoi sulmin e tij. Ky moment nuk ëshë kapur nga kamerat për 20 minuta të tjera, në atë moment ai e përdhunoi atë pavarësisht se ajo qante dhe lutej "të lutem mos më lëndo".

Prokurori vazhdoi: “Pasi i pandehuri del nga zona e fshehur, ai mbyll zinxhirin e pantallonave dhe largohet me një vështrim mbrapa. Viktima pastaj del e trullosur dhe e paqëndrueshme në këmbët e saj dhe u afrohet njerëzve të tjerë”.

Një banore vendase që ishte jashtë për vrap e ndihmoi atë të kontaktonte me babanë e saj dhe e shoqëroi në shtëpi për të takuar familjen e saj. Pas përdhunimit, Kasamaj është parë duke u kthyer në vendin e krimit në dy raste dhe në një moment ka urinuar aty.

Pas një hetimi policor, ai u arrestua më pas dhe pretendoi se kishte qenë "i pavetëdijshëm" gjatë sulmit. Megjithatë, u vërejt nga prokurori se nuk kishte "asgjë nga sjellja e tij që të sugjeronte se ai ishte i dehur".

Duke e dënuar atë me 10 vjet e gjysmë burg, gjyqtari Mark Dennis KC tha: "Më 4 shtator të vitit të kaluar ju keni kryer një vepër vërtet të tmerrshme, duke e nënshtruar viktimën tuaj 15-vjeçare në një kalvar traumatik, duke mos treguar keqardhje ose shqetësim për vuajtjet e saj në ndjekje të kënaqësisë tuaj seksualisht të dhunshme.