Përdhunoi shqiptaren, 9 vite burg
ish-lojtarit të Milanit, Robinho

Përdhunoi shqiptaren, 9 vite burg<br />ish-lojtarit të Milanit, Robinho<br /><br>
Përdhunoi një 22-vjeçare shqiptare, dënohet me 9 vite burg Robinho, ish-futbollisti i Real Madrid, Manchester City dhe Milanit.

Viktima e abuzimit është një vajzë shqiptare, e cila gjatë kohës që ndodhi ngjarja ka qenë 22 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se dhuna ndaj shqiptares ndodhi në një diskotekë në Milano në 2013-ën, ku Robinho dhe pesë persona të tjerë kanë abuzuar në grup me të. 

Vendimi i Gjykatës së Milanos është dhënë në seancën e nëntë gjyqësore, drejtuar nga Mariolina Panasiti. Robinho akuzohet dhunë seksuale në grup ndaj një shtetaseje shqiptare, 22 vjeçe asokohe, ndodhur në një diskotekë në Milano në 22 janar 2013. 

Sipas të dhënave hetimore, dhuna është konsumuar nga Robinho, i cili asokohe luante për Milanin, bashkë me 5 persona të tjerë. Robinho ka luajtur për Realin e Madridit, Milanin dhe Manchester City, ndërsa aktualisht aktivizohet te Atletico Mineiro në Brazil. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve të natës

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve të natës