Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 30-vjeçari me inicialet T.D dhe ëshët dërguar në komisariatin nr.1 të policisë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.