Përdhunoi të bijën, Apeli i Tiranës e dënon me 15 vite burg

Përdhunoi të bijën, Apeli i Tiranës e dënon me 15 vite burg

Foto ilustruese

Q.N është dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Apelit në Tiranë, pasi është shpallur fajtor se ka përdhunuar vajzën tij. Q.N u kallëzua në 2018, nga vajza e tij në policinë e Tiranës, se për një kohë të gjatë ai ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj viktimës së veprës penale.

I pandehuri Q.N u dënua me 15 vite burg dhe vuajtja e dënimit për të fillon nga dita e ndalimit te tij, e cila do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vetë i pandehuri ankimoi vendimin,  dhe kërkoi pafajësi duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes. Po gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

‘Siç është  raportuar edhe në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja me iniciale J.N, me datë 29.08.2018 në Tiranë, është proçeduar babai i saj, shtetasi me iniciale Q.N, i akuzuar se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj viktimës së veprës penale. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur  Q.N , i akuzuar për kryerjen e veprave penale  të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari" dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 106 dhe 100/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 2923  datë 19.12.2019 ka vendosur:

- Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. -Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal,  dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet  burgim. -Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. -Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale Q.N, i cili  kërkoi  pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Valdete Hoxha dhe anëtar znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 698 datë  21.12.2021 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 2923 datë 19.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.   Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median’- njofton gjykata.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët