Yemen-Wadah Refat dhe Mohamed Khaled u dënuan me vdekje për shkak se kishin përdhunuar e më pas vrarë një 12-vjeçar të quajtur Mohamed Saad në maj të vitit të kaluar.

Qindra vetë u mblodhën në qytetin portin e  Adenit të enjten, për të parë burrat të cilët e gjunjëzuan dhe më pas u vranë në sy të turmës.

Djali ishte duke luajtur pranë shtëpisë, kur njëri prej autorëve e ftoi për në shtëpinë e tij.

Pas përdhunimit, dhunuesit u përpoqën t'i mbyllnin gojën fëmijës që bërtiste duke kërkuar ndihmë, ndërsa njëri prej tyre e preu me thikë në fyt, thuhet në dokumentin e vendimit të gjykatës e cila dënoi me vdekje dy autorët.