ROME – Kishte mësuar italishten nga televizori duke parë telenovelat. Dëshironte të largohej nga Shqipëria ku ishte rritur e të shkonte në Itali, të gjente një punë e bënte një jetë normale, ndonëse i jati nuk ishte dakort. Maria (ky është emri që i kanë vendosur mediat italiane), sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe xhaxhai i saj, 17 vjeç, i kishte propozuar që ta shoqëronte në Itali: “Kështu ndjehesh më e sigurt”, i kishte thënë.
E burgosur në shtëpi për 25 ditë
Por Roma, qyteti që vajza kishte ëndërruar, u kthye në një tmerr. Për 25 ditë ajo është dhunuar në një apartament në lagjen Centocelle. Sepse nuk donte të prostituohej dhe dënimi për kë refuzon është vetëm një: dhunë natë e ditë, ushtruar në grup. Dhjetë persona abuzuan me trupin e saj, disa herë, në atë apartament që u kthye në burg.
Ajo nuk e dinte se xhaxhai (në foto) që e shoqëroi në Itali ishte një boss i vërtetë i prostitucionit në Romë. Duhej të prostituohej, të rrinte urtë, “përndryshe – e kërcenonte xhaxhai – ta vrasim vëllain e vogël”.
Kishte fytyrën e një fëmije
Dy netë më parë Maria ëshët hedhur në rrugë nga një makinë në ecje e sipër, një Golf i zi. “Kishte pamjen e një fëmije, e vogël – thotë komandanti Maurizio Maggi – kishte veshjet e grisura dhe shenja kudo. Na u deshën orë për ta qetësuar, ishte e terrorizuar, vazhdonte të pyeste për të vëllain dhe thonte se do ta vrisnin nëse ajo fliste”.
Më pas ka gjetur kurajon dhe ka filluar të tregojë gjithçka. “Xhaxhai, xhahai më mban të burgosur dhe më detyron të prostituohem”. Më pas ka dhënë emrin dhe mbiemrin e 17-vjeçarit.
Ndërkohë forcat e rendit kishin arritur të gjenin tre numra të targës së Golfit të zi dhe që aty arritën të zbulonin se “xhaxhai ishte i kërkuar në të gjithë botën: mbi të kishte një mandat ndërkombëtar arrestimi për vrasje, tentativë vrasje, dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni”.
Pas 36 orë përgjimesh, kapja
Pas 36 orë përgjimesh poshtë shtëpisë së djalit të ri, agjentët kanë arritur të identifikojnë edhe një prej njerëzve të tij më të afërt, një tjetër shqiptar. “Është i martuar, e shoqja është shtatzanë në muajin e 5-të dhe sipas rrëfimeve të vajzës ka qenë ai vetë i pari që e ka përdhunuar – tregon komandant Maggi – Ky ishte edhe njeriu që pajiste me dokumenta falso, rumune, pjesën tjetër të grupit.”
Më pas është bërë i mundur edhe ndalimi i kapo-bandës 17-vjeçar. Edhe ai ishte i pajisur me dokumenta falso rumune.
Sytë e ftohta akull
“I ka sytë e ftohta akull – ka treguar Maggi – sytë e tij vërtetë të frikësojnë, është shefi i qelizës së mafjes shqiptare në Romë dhe bashkë me të tjerë drejtonte një rrjet të gjerë prostitucioni”.
E blerë për 2 mijë Euro
Maria tani është në një vend të sigurt. “Nuk do të kthehet në Shqipëri – tregon komandanti – dëshiron të krijojë një jetë në Itali”. Dhe ka shprehur një dëshirë të fundit: “Lironi një tjetër vajzë, një si unë, që e detyrojnë të prostituohet në rrugën Cristoforo Colombo, por ajo nuk do: ndihmojeni”.
Mëngjesin e sotëm agjentët kanë arritur të identifikojnë vajzën, 17 vjeç, rumune. Ishte përdhunuar shumë herë nga padroni i saj: e kishte blerë për 2000 Euro.
/Shqiptarja.com