Kimberly Thompson po kërkon një urdhër mbrojtjeje nga gjykata pasi pretendon se Beyonce ka kontrolluar financat e saj me anë të magjisë së zezë. Dikur Thompson punonte si bateriste për yllin ndërkombëtar por sot e akuzon se i ka vrarë edhe kotelen.
Gjithashtu ish-bateristja shprehet se ylli i “Lemonade” ka përdorur magjinë për të ngacmuar seksualisht bateristen dhe për të regjistruar telefonatat.
Dokumentet e siguruara nga “The Blast” tregojnë se Thompson, që luajti për 7 vite në bandën e Beyonce-s. Kjo është hera e dytë që bateristja kërkon urdhër mbrojtjeje, pasi e para ju refuzua. Deri tani askush nuk ka folur në lidhje me këtë çështje.