Albert Ndreu, shqiptari që jeton në Sheffield të Britanisë së Madhe, i vendosi zjarrin banesës së tij, teksa po mundohej që t'i propozonte të dashurës së tij.
Ai kaloi dy javë duke planifikuar momentin e propozimit, pasi bleu një unazë për të dashurën e tij Valerija Madevic.
Siç shkruan "The Telegraph", 26 vjeçari kishte vendosur që ta befasonte të dashurën duke e mbushur dhomën e tyre me qirinj dhe 60 tullumbace.
Në momentin që doli për të marrë të dashurën e tij e për ta sjellë atë në shtëpi për surprizën, banesa mori flakë.
Zjarrfikësit arritën menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, por dhoma e tyre ishte shkatërruar nga zjarri.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f32be52cd5d8propozimi.jpg)
Pavarësisht ngjarjes, 26 vjeçari u ul në gjunjë në mes të dhomës së djegur për t'i propozuar të dashurës që të martohej me të dhe ajo tha po.
"Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla, por kam dashur të bëj diçka të veçantë për propozimin. Nuk shkoi ashtu si mendoja se do të ndodhte por ajo tha po, kështu që unë mendoj se dita mori një kthesë të papritur, por përfundoi pikërisht ashtu siç e doja", tha 26 vjeçari.
Fatmirësisht pjesa tjetër e banesës nuk kishte dëmtime serioze. Ata premtuan se në dasmën e tyre do të ftojnë edhe zjarrfikësit si mysafirë specialë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
55.6%
-
Ministrisë
41.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britani/ Shkatërrohet banda e drogës, kthyen pishinën në fermë kanabisit, 2 shqiptarë dënohen me 6 vite burg, 1 tjetër pret dënimin
2 Korrik, 19:49
-
Zjarr në Radhimë, digjen sipërfaqe të mbjella me ullinj dhe pemtari
1 Korrik, 16:55
-
VIDEO/ Zjarr në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë
30 Qershor, 09:22
-
I vuri zjarrin një sipërfaqe me ullinj në Delvinë, në pranga një 56-vjeçar
29 Qershor, 17:36
-
Fier/ Shuhet zjarri masiv në kodrat me Ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Vlorë/ Shuhet në mëngjes zjarri në Pilur, dogji 25 ha shkurre e pemë
29 Qershor, 10:05
-
Zjarr në një fshat të Delvinës, u rrezikuan banesat! Flakët shuhen pas ndërhyrjes së zjarrfikëses nga Saranda
28 Qershor, 17:02
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
I vuri zjarrin fushës së mbetjeve në Përmet, në hetim 52 vjeçari
27 Qershor, 12:27
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë dhe Përmet, dyshohet i qëllimshëm
26 Qershor, 19:25
-
Berat/ Një sipërfaqe me shkurre merr flakë pranë tregut të ri, dyshohet se është e qëllimshme! Vijon puna për kapjen e autorëve (VIDEO)
26 Qershor, 17:06
-
Rusi/ Zjarr në një ndërtesë afër Moskës, 8 të vdekur
24 Qershor, 20:30
Sa bukur...
Përgjigju