Përdorimet e sodës së bukës në rutinën tuaj të bukurisë

Përdorimet e sodës së bukës në rutinën tuaj të bukurisë

Foto Ilustruese

Soda e bukës, përveçse ka përdorim të pashmangshëm në kuzhinë, ka filluar të gjejë përdorim të madh edhe në rutinën e bukurisë. E, në mënyrë që edhe ju të përfitoni nga vetitë çudibërëse të sodës së bukës, më poshtë kemi sjellë disa përdorime të saj në rutinën tuaj të bukurisë.

1. Eleminimi i puçrrave dhe akneve

Për t’u çliruar nga aknet dhe puçrrat, nuk keni nevojë të përdorni kemikale të rënda. Soda e bukës ju ndihmon në këtë drejtim për shkak të vetive anti-pezmatimit që ka ky përbërës. Për më tepër, soda e bukës ju ndihmon që të balanconi nivelin e pH-së në lëkurë, që më pas ndikon në zvogëlimin e numrit të akneve dhe puçrrave në fytyrë.

-Përzieni 1 lugë çaji sodë buke me pak ujë, sa për ta krijuar një pastë.
-Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrën e prekur nga aknet dhe puçrrat, duke e lënë që ta kryejë punën e vet për 1-2 minuta
-Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë
-Përsëriteni këtë proces çdo ditë për 2-3 ditë me radhë, pastaj trajtojeni lëkurën me pastë të tillë një herë në javë.

2. Zbardhimi i dhëmbëve

Soda e bukës është e shkëlqyer për zbardhimin e dhëmbëve.Thjesht, vendosni pak sodë buke në brushën tuaj të dhëmbëve bashkë me pastë të zakonshme dhe pastrojini dhëmbët siç bëni zakonisht. Ose, si alternativë është përgatitja e një ilaçi natyral për zbardhimin e dhëmbëve nëpërmjet përzierjes së 4 lugë gjelle shafran Indie, 2 lugë çaji sodë buke dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri. Pasi që t’i keni përzier të gjithë përbërësit, përdoreni përzierjen si pastë dhëmbësh për disa ditë.

3. Trajtimi i djegieve të lëkurës

Gjatë verës, mbajeni një kuti sodë buke me vete. Për shkak të natyrës së saj alkaline, soda e bukës ka efekt qetësues në lëkurën e djegur nga dielli, që ju çliron nga kruajtjet dhe djegiet e lëkurës. Përzieni 1 deri 2 lugë gjelle sodë buke me 250 mililitra ujë të ftohtë. Zhyteni një leckë të pastër në këtë përzierje, nxirreni lëngun e tepërt dhe trajtojeni lëkurën e djegur me leckë për 5-10 minuta. Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në ditë derisa të qetësoheni.

4. Eliminimi i qelizave të vdekura të lëkurës

Soda e bukës është një agjent i shkëlqyer shtresimi, që ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura. Për më tepër, siç thamë më herët, soda e bukës balancon edhe nivelin e pH-së, që është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë së lëkurës. Përzieni 1-2 lugë gjelle sodë buke me ujë të filtruar të mjaftueshëm sa për të krijuar një pastë. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 1 minutë, pastaj hiqeni pastën nga fytyra duke përdorur majat e gishtërinjve. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

5. Trajtimi i flokëve të yndyrshëm

Flokët e yndyrshëm përbëjnë një problem shumë të madh, pasi që tek shumica e femrave manifestohen edhe me kundërmim të pakëndshëm, për faktin se flokët e yndyrshëm tërheqin papastërtitë e mjedisit më lehtë. Soda e bukës ju ndihmon në eliminimin e këtij problemi, pasi që balancon nivelin e pH-së në lëkurë të kokës, duke e mbajtur atë të pastër dhe të shëndoshë. Përzieni 50 gramë sodë buke me 150 mililitra ujë. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të lagur të kokës dhe prisni pesë minuta, para se t’i pastroni flokët, siç bëni zakonisht.

6. Largimi i zbokthit

Largimi i zbokthit nga flokë shpeshherë di të jetë një proces shumë i mundimshëm, sidomos gjatë muajve të dimrit. Mirëpo, me kujdes të duhur ndaj flokëve, ju mund ta eliminoni fare lehtë zbokthin. Merrni një lugë gjelle sodë buke në flokët tuaj të lagur. Prisni një minutë pas trajtimit dhe përfundimisht pastrojini flokët siç bëni zakonisht. Si rezultat do të fitoni lëkurë më të shëndoshë të kokës, që më pas ndikon në zvogëlimin e zbokthit në flokë. 

7. Zbardhimi i thonjve

Shenjat në thonj janë tejet bezdisëse, mirëpo soda e bukës mund t’ju ndihmojë në eliminimin e këtyre shenjave dhe si rrjedhojë në zbardhimin e tyre. Përzieni 120 mililitra ujë, 1 lugë çaji peroksid-hidrogjeni 3përqindësh dhe një lugë gjelle sodë buke në një enë. Përzieni mirë të gjithë përbërësit deri sa të shkrihet soda e bukës. Zhytini thonjtë në këtë përzierje për 2-3 minuta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu