TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/- Përdorimi i parasë cash në ekonomi sjell kosto që mund të shkojnë deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të një vendi.
Ekspertët ë Bankës së Shpipërisë bëjnë të ditur se, se sot tregu shqiptar ofron mundësi të shumta për të kryer pagesat në distancë, duke përfituar më shumë komoditet, por edhe duke kursyer kohë e para.
Sipas BSH-së, kompanitë që ofrojnë shërbime të pagesave elektronike në distancë po zgjerojnë numrin e shërbimeve dhe, së fundmi, po përqëndrohen në integrimin e shërbimeve utilitare në sistemet e tyre.
Pagesat elektronike përmes internetit apo telefonit celular në nivel global po ndjekin një tendencë të vrullshme në rritje. Vlerësohet se numri i përdoruesve të këtyre pagesave të jetë afro një miliard individë, ndërsa volumi vjetor është afro një trilion dollarë.e,xh/f.n/