Përdorni imagjinatën dhe 'përvishni mëngët', çfarë thonë yjet për gjendjen e 'kuletës' suaj gjatë 2022

Përdorni imagjinatën dhe 'përvishni mëngët', çfarë thonë yjet për gjendjen e 'kuletës' suaj gjatë 2022

Foto ilustruese

A jeni kuriozë të dini se çfarë thonë yjet për 2022 tuaj në aspektin ekonomik? Çfarë duhet të shmangni që mos të mbeteni "trokë" dhe a është ky momenti i duhur për të hedhur hapin e radhës?

Dashi

Ju jeni kreativ dhe të guximshëm ndaj kini parasysh që do keni një ide inovative që do ju hapë rrugët për të bërë edhe shumë para. Kapni shansin që të merrni atë që doni.

Demi

Kjo shenjë toke është e qetë, e durueshme, por nga ana tjetër nuk është kreative dhe e sigurt. Sidoqoftë, kanë pikë të fortë biznesin, ku me ndihmën e një këshilltari të mirë, do të bëjnë investimin e duhur. Me shumë gjasa në pasuritë e paluajtshme.

Binjakët

Mërkuri iu ka dhënë imagjinatën dhe ide që vijnë shpejt e natyrshëm. Po ashtu edhe aftësinë për të zënë shpejt miqësi. Duke përfituar nga aftësia juaj për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar marrëdhënie të reja, do të gjeni një punë në fushën e komunikimit, ndoshta duke ndihmuar një kompani të madhe për të gjetur kontakte.

Gaforret

Ndjeshmëria juaj është e rrallë dhe është e pamundur ta anashkaloni. Duke e vënë në punë bashkë me dashurinë tuaj për kafshët, mund të fitoni shumë para duke iu përkushtuar kafshëve të miqve dhe të njohurve.

Luani

Ju mund të jeni një influencues shumë i mirë. Pasi keni aftësinë të merrni vëmendje, por jeni edhe të drejtë e nuk dorëzoheni kurrë.

Virgjëresha

Punoni me kokën ulur, duke mos u ankuar kurrë. Ju dini se si ta fitoni dhe ta ruani besimin e eprorëve. Së shpejti mund të merrni lajme për një promovim.

Peshoret

Ju jeni më diplomati nga shenjat e ajrit. Jeni të sjellshëm, të respektueshëm dhe nuk i fusni hundët vend e pa vend. Ju mund të filloni biznesin tuaj, duke u mbështetur tek kolegët që iu kanë qëndruar përherë besnikë. Nëse, doni të qëndroni në punën tuaj, dijeni se është koha e duhur për të kërkuar ngritje në detyrë.

Akrepat

Ju pëlqen të keni përvoja të reja dhe nuk keni frikë nga ndryshimi. Për të rritur të ardhurat tuaja, mund të konsideroni të jepni me qira shtëpinë tuaj dhe të qëndroni për ca kohë në një vend të largët, në natyrë. Ndoshta mund t’i përkushtoheni vetes e të shkruani një roman.

Shigjetar

Mund të përvishni mëngët e të filloni stërvitjen për t’u bërë një trajner sportiv, meqë ju pëlqen të bëni aktivitet fizik. Në të kundërt do i hyni punës në shtëpi duke iu dhënë jetë sendeve të vjetra për t’i shitur në internet. E rëndësishme është të mos rrini kot.

Bricjapi

Fryma praktike e kombinuar me pak cinizëm, plus dëshira e madhe për stabilitet do bëjë që këtë vit të regjistroheni në një kurs biznesi, për të mësuar se si të shfrytëzoni sa më mirë kursimet tuaja.

Ujor

Ju jeni shenja e lirisë dhe e urreni të ndiheni të mbytur nga një shtëpi e mbushur me sende, orendi, rroba të padobishme. Ndaj do bëni një listë të gjithçkaje që nuk përdorni më dhe do i shisni në Amazon.

Peshqit

Ju jeni shumë kreativ dhe adhuroni gjithçka që bëhet me dorë. Këtë vit do ndjeni shtysën për të krijuar objekte, vepra arti apo rroba të thurura e më pas do i shisni.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës