TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Në kuadër të një operacioni është bërë e mundur kapja e Kaman Lumani, 28 vjeç, banues në Përmet, Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, me kombësi greke, banues në Sarandë, Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë dje pas një operacioni në zonën e Yzberishtit.
Lumani dhe 29-vjeçari grek kanë qenë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim", dhe strehoheshin në banesën e marrë me qira nga shtetasi Mariglen Coha i dyshuar për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim" dhe "Përkrahja e autorit të krimit"
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy persona u gjet dhe sekuestrua një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa", si dhe tre telefona celular.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale nga ana e tyre në lidhje me këta shtetas.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO